Një episod i pakëndshëm por interesant, që ndodhi me aeroplanin në të cilin skuadra ishin në bord, bëri që ekipi kombëtar i Republikës Çeke të mos arrinte të largohej drejt Budapestit, ku nesër të besuarit e trajnerit Jaroslav Silhavy do të përballen me Hollandën në një ndeshje në raundin e 1/8 të Euro 2020. Për shkak të një defekti në njërën nga portat, është fryrë papritur një nga rrëshqitëset e evakuimit të avionit dhe për këtë arsye u desh të shtyhej fluturimi.
“Kam pasur përvoja të vonesave të fluturimeve, të shtyra, të anulluara për shkak të koronavirusit – postoi në twitter mesfushori Alex Kral -, por është hera e parë që një fluturim nuk është bërë sepse, gabimisht, një rrëshqitës për evakuimin është fryrë”. Më pas, zëdhënësi i Federatës Çeke të Futbollit, Petr Sedivy, specifikoi se “fluturimi ynë u shty kryesisht për shkak të problemit në një nga portat e avionit”.
Zažil jsem zpoždění letu, přesunutí také, dokonce i zrušení kvůli korona viru. Ale neodletět kvůli omylem nafouknuté skluzavce, to je poprvé ???? #ceskarepre #EURO #SkluzavkyASkákacíHrady pic.twitter.com/ZTaE9eNROX
— Alex Král (@alexkralcz) June 26, 2021