• |
ide | kryesore

Jetonin mes papastërtive dhe në një shtëpi të rrënuar, gjenden të vdekura 2 motrat në Itali

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali.

Mediat përtej Adriatikut, shkruajnë se 2 motra, rreth 50 vjeçe, janë gjetur të vdekura në banesën e tyre në Marianopoli. Policia thotë, se i ka gjetur gratë në një shtëpi të rrënuar, në mes të një varfërie ekstreme dhe një ambienti të rrethuar me plehra.

Dyshohet se dy motrat, kanë vdekur nga mungesa e ushqimit.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se kur autoritetet shkuan në shtëpinë e grave, njëra prej tyre kishte ndërruar jetë, ndërsa tjetra, ndodhej në gjendje kritike.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht, nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën vetëm pak orë më pas.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *