• |
ide | kryesore

Kapet një sasi droge brenda një kamioni në Hanin e Hotit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sasi prej 17 kilogramësh heroinë është kapur në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Droga dyshohet se ishte fshehur në trupin e një kamioni.

Raportohet, se policia ka pikasur kamionin dhe e kanë ndaluar në momentin që ka tentuar për të kaluar drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Nga atje, policia ka marrë kamionin dhe e ka dërguar në Portin e Durrësit, ku pritet të vendoset në skaner dhe të vërtetohen dyshimet e ngritura, shkruan Balkanweb.com.

Paraprakisht mësohet, se destinacioni përfundimtar i drogës së kapur ishte një vend i BE.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *