• |
ide | kryesore

Përplasi me makinë këmbësorin, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 38 vjeçar, i cili ka përplasur me makinë një këmbësor.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Uzinë, ku 38 vjeçari me iniciale S.Gj. duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin  B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.

Ndër të tjera bëhet me dije se 67 vjeçari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin  B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.

I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *