• |
ide | kryesore

Manastirliu publikon numrin e vaksinimeve në Shqipëri deri më tani

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësie dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ministrja thotë se ditën e sotme, janë kryer gjithsej 5.081 vaksinime, ndërsa në total, që prej fillimit të nismës “Shqipëria Buzëqesh”, janë kryer gjithsej 935.207 vaksinime.

Kujtojmë se aktualisht në vend, janë duke u përdorur 4 lloje të ndryshme vaksinash, më konkretisht Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Sa i përket kategorive që po vaksinohen ato janë disa, duke nisur që të mjekët dhe infermieret e përfunduar te personat plus 18 vjeç, e cila nisi për herë të parë këtë të shtunë.

 



8 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *