• |
ide | kryesore

Pas Belgjikës, Danimarkës, Holandës e Austrisë edhe Zvicra heq të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë

Arkiva



Duke nisur nga dita e sotme, (datë:26.06.2021) Zvicra ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë për atje.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Aeroporti i Rinasit, e cila thekson, se qytetarëve për të udhëtuar në Zvicër, i nevojitet vetëm bileta pasaporta dhe maska.

Gjithashtu theksohet, se vendet që deri më tani nuk kërkojnë vërtetim testi dhe vaksine për qytetarët shqiptarë, janë Austria, Holanda, Belgjika dhe Zvicra.

Njoftimi

Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër.
Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë :
Austria
Hollanda
Belgjika
Zvicra
Ju urojmë shëndet.
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *