• |
ide | kryesore

Tre të arrestuar në Fier (Akuzat)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Fier. Një 28-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 28 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Punto”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. Sh., 37 vjeç, banues në Patos pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 10.05.2021, e ka dënuar me dy muaj burg per veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërsa një 48-vjeçar është vënë nën pranga, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases U. P., 48 vjeçe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *