• |
ide | kryesore

4 të vrarë në Velipojë/ Pronarët e hoteleve ndajnë plazhin me armë në dorë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Hotel “Fantazia” në Velipojë është pronë e familjes Ferracaku. Atë e menaxhojnë dy vëllezërit Kujtimi dhe Hasani. Hotel “Gocaj” është pronë e familjes Gocaj. Ai menaxhohej nga vëllezërit Edmondi dhe Xhovani, që çdo vit në verë kthehen nga Anglia.

Hotelet ndodhen rreth 50 metra larg njëri-tjetrit. Secilit i duhet një hapësirë në plazh për pushuesit e tij. Prej mëse një muaji kanë qenë në pritje që administrata e Ministrisë së Turizmit t’ua caktojë plazhet. Vitet e tjera ndarja e plazheve është bërë më herët. Këtë vit, inspektorët vonuan. Nuk dihet pse.

Fillimisht plazhin e ndanë bashkë, sipas ndarjes që iu ishte bërë një vit më parë. Familjet njiheshin prej vitesh. Më të vjetrit kishin miqësi. Problemet nisën kur inspektorët e Ministrisë së Turizmit caktuan për Ferracakët, hapësirën që po përdornin përkohësisht Gocajt në qershor.

Kujtim Ferracaku kërkoi që të lirohej hapësira e zënë nga Gocajt. Këto i thanë të priste, derisa shteti t’u caktonte edhe për ta hapësirën që u takonte për pushuesit e hotelit të tyre. Pretendimi ishte se Ferracakët po përdornin, ndërkohë një hapësirë tjetër dhe bashkë me atë që u caktoi shteti, bëheshin dy hapësira për hotel “Fantazia” dhe asnjë për hotël “Gocaj.

“Shteti është duke i ndarë se nuk ka mbaruar procesi. I kam pas unë vjet, sivjet ia dhanë atij. Tashi i kam thënë: Sa të vijë shteti! Se edhe mua më takon të mi japin, diku tjetër, por “sa të vijë shteti. Unë i kam pas afër, këtu i ke marrë ti. Ti gëzosh! Të vijë shteti tani” Ai ka, të vjetshmet është duke i shfrytëzu. U ngutën, erdhën me armë” tregoi Pjetër Gocaj, që u kërkoi gazetarëve ta mirëkuptonin. “Unë do fus në dhe dy djem” u shpreh ai.

Mosmarrëveshjet kishin nisur që pasditen e së shtunës. Ferracakët kërkonin plazhin që u caktoi shteti. Gocajt u kërkonin të prisnin, që shteti t’u caktonte edhe atyre një hapësirë. Por shteti vonoi dhe vonesa qe fatale.

Natën e kaluar, dy djemtë e tij Edmondi dhe Xhovani Gocaj po qëndronin në hotel. Aty ishte kamarieri 20-vjeçar Myzerim Zeneli. Gjatë pasdites kishin pasur fërkime me Ferracakët për plazhin, kur në hyrje të hotelit ia behën të armatosur Kujtim Ferracaku, vëllai i tij Hasani dhe nipi i tyre, Milind Dyli.

Gjasat janë që edhe Gocajt ta prisnin sherrin dhe të ishin armatosur. Përplasja me armë nisi pak pas mesnate, tha policia dhe përfundoi me 4 të vrarë. Edmond dhe Xhovani Gocaj u vranë të dy. Kujtim Ferracaku po ashtu humbi jetën nga plumbat, ndërsa vëllai i tij, Hasani është rëndë në spital. Kamarieri 20-vjeçar që ishte në ditën e tij të parë të punës u vra nga breshëritë e plumbave. I plagosur mbeti edhe nipi i Ferracakëve, Milind Dyli, edhe ai në spital, me një plumb në këmbë.

“Kanë ardhur mbrëmë në derë të shtëpisë, të armatosur. Si tash e 30 vjet janë vra dhe për parking, armët kanë këto fenomene. Fatkeqësia jeme, ato i kam pasur shokë e kolegë, se në çfarë rrethanash ma kanë bërë këtë punë e me më ardhe tek dera” tregoi Pjetër Gocaj.

“Kallashi pa u ndal gjithë natën. Krismat nuk pushonin” tregoi një pushues nga Kosova, që bëhej gati të rikthehej në shtëpinë e tij. Nga fjalët e tij, duket se shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar jashtë ambjenteve të hotelit dhe më tej.

Lexo edhe: Ardi Veliu numëron të vrarët në Velipojë, gazetari: I paftyrë, plazhi kontrollohet nga kriminelë!

Lexo edhe: Provokimi i Ramës me “Velipojën e dashur”, lumë komentesh negative në rrjetet sociale

Lexo edhe: Masakra në Velipojë/ Kamarieri 20-vjeçar u vra në ditën e parë të punës

Dinamika e vrasjeve në oborrin e Hotel “Gocaj”, ku u vranë katër vetë nuk është zbardhur ende nga policia.

Përveç jetëve të humbura, imazhi i Velipojës është nxirë në kulmin e sezonit turistik. Kush do t’i kalojë pushimet në hotelet e pronarëve që shërbejnë të armatosur dhe i zgjidhin konfliktet me krisma?

Nëse shteti do të kishte vepruar më shpejt për caktimin e hapësirave të plazheve, tragjedia mund të ishte shmangur. Nxjerrja e përgjegjësive për këtë ngjarje të rëndë në administratën e Ministrisë së Turizmit duket një mision i pamundur. Si për ironi, kryeministri Rama sot shpërndau në rrjetet sociale foton e shezloneve dhe çadrave në plazhin e Velipojës. Foto më poshtë:



27 Comments

  1. Cdo dite masakra. A funksionojne ligjet ?
    N q se behej fjale per ndonje ligj qe eshte ne interes oligarkie, ministrat hajdute do ta votonin menjehere, pasi keta pisa kane vilat e veta ne resortet qe jane bere me taksat e popullit.
    Ligje e tjera jane rrumpalle ne dem te popullit dhe qe nuk zbatohen

      1. thirri mendjes mos guxo te hysh aty ku nuk del me,a mundesh te me dalesh ball perball dialog te hapur ne publik se kush je ti dhe kush jan muslimanet,mbasi pa njohur dalluar asgje pa njohur pergjegjsi as pasoja flet duke nxitur urrejtje perCarje pa nevoj ,nese sje i zoti te dalesh ne dialog publik ashtu si C flet ketudhe na bind me fakte per Cfar flet,,duke ofenduar gjith muslimanet e shkodres dhe akuzuar pa fakte,ateher ,i bej thirrje gjith muslimaneve te detyrojn ket shtet qe mbyll syt te kapin dhe vendosin perball ligjit kushtetutes ,se sa te jemi gjall ne trojet tona si musliman jemi krenar qe kujt gja borxh si kemi dhe ketu do jetojm me te drejtat tona ,ne trojet tona ne paqe dhe harmoni me te gjith ashtu siC kan jetuar te paret tan ,por kurr nuk do te lejojme ne asnje rrethan ,qe dikush i brendeshem apo jashtem te na ofendojne perbuzin ,pa te drejt pa fakte ska shanCe,askujt te mos i shkojn ndermend se mes besimeve,duke shfrytezuar te tilla raste,te fus perCarje gjakderllje vlla me vlla ,por shqiptaret nuk jan te panjohur ,pergjat historis me raste te tilla por me urtesi i kan sfiduar dhe do ti sfidojne ne unitet mendimi dhe veprimi musliman te krishtere dhe ortodokes bashke sepse jemi rraCa me e mire zgjuar dalluar e njohur per njerzimin ,raCa ilire,,e ket raC nuk mund ta prishin disa njerez te perzier ,besimet pasuesit te tyre gjithnje i kan sherbyer dobis unitetit,vlerave dhe kurr politikave,kurse ato qe ngatrrojn ,besimin ,ullzimin hyjnor me interesat politikat strategjith dhe flasin ne emer te,besimeve me tone fashiste keta nuk do perkrahen as nga komunitetet fetare as nga njerzit shqiptaret e ndershem ,ka ndollur nje ngjarje e hillur,te mire dhe te keqi ka kudo ,ne gjith globin ,por te mires ne pergjithesi nuk mund ti thuhet e keqe per disa,se se pranon kush ,se vjen pytja ku eshte fakti,dhe kush je ti,mos mendojn kush se u be deti kos,dhe sejCili mund te mendojn flas veprojn pa pergjegjsi,pa ndeshkim nese tjerve ju sjell dem

    1. KLASA POLITIKE KA KTHYER SHTETIN NE KOMPANI BIZNESI,KETA NE JAN KTHYER NE PUSHTUESIT ME TE EGER KUNDER POPULLIT TE VET ,QE NUK KA NDOLLUR GJAT GJITH HISTORIS NJERZORE,GRABITEN PRONAT ISHPRONAREVE PREJ 30 VITESH VETEM LUM GJAKU MES SHQIPTAREVE PER GJITHA RREFORMAT QE KAN BERE,DHE ASKUSH NUK VIHET PERBALL PERGJEGJSIS ,NGASIN KUR FRITEN VILLET POSHTEROHEN PERLLUNOHEN ,TE PADITURIT ,PASI KRIMI KRYHET,SIKUR PO BEJNE PUN POR DHE SHKATRROJN FAMILJET SHQIPTARE,DHE ASNJEHERE NUK ,VEPROJNE PER TE NDALUR ,KRIMIN NE BURIM ,1 POLITIK LIGJE VEPRIM ,NESE BEHET FJAL PER PERDHUNIME BURIMI KRIMIT RRJETI SOCIAL ME KANALET PORNOGRAFIKE,QE SHTEI I LEJON ,KETO KANALE BEHEN SHKOLL MESIMI FORMIMI PROFESIONI ,PER BREZAT RININ GJITHA MOSHAT,DHE PADISKUTIM PROFESIONIN DUAN TA USHTROJN SE ATE KAN MARR SI LIRI TE LIGJESHME,TE LEJUAR,NGA SHTETI,NESE FLITETY PER BURIMET E KRIMIT PER PRONEN ,KA TE DREJTA MBI PRONEN ,KJO KOMPANI BIZNESI ME EMRIN SHTET,JUA KA MARR PRONAREVE TE LIGJESHEM DHE NDAR TE PALIGJESHMVE,DUKE KRIJUAR PSIKOLOGJIN QE MUNDESIJA PERFITIMIT NUK ESHTE SIPAS TE DREJTES POR FUQIS ANTIVLERES,TANI DHE NE SI POPULL KEMI TE DREJTE DUKE QEN TE MASAKRUAR NGA KJO KOMPANI BIZNESI ME EMRIN SHTET PER NJE SHEKULL TE HULUMTOJME NE MENYRE QE TE VETMBROHEMI,TANI NUK MBAN ME OSE JUSTIFIKONI FJALET QE FLISNI DREJTESI HAK BARAZI PER GJITH NE BAZE TE LIRIVE DHE TE DREJTAVE QE ZOTI NA LLAME VEPRIME PRAKTIKE ,KTHENI PRONAT TE DREJTAT,BENI ORGANIZIM TE SISTEMEVE TE ORGANIZIMIT QE JETA TE FUNKSIONOJNE ME QARTESI GJALLERI ZGJILLJE SIGURI SHPRES PAQE SHPETIM ,OSE NA U ZHDUKNI NGA KY VEND SE SKENA NEVOJ PER LEKSIONE FJAL BOSHE,AS TE PAGUAJM TAKSA PER TE NA MBAJTUR NEN SUNDIM SKLLAVERUES,NUK KEMI NEVOJ PER JU,NE KEMI NEVOJ PER ATO QE JAPIN,LIRI TE DREJTA I PERFAQSOJN MBROJN JO MARRIN,PADREJTESISHT,

  2. Toke e xanun,rane e xanun,deti i xanun pasojat dihen ,dote vazhdojne masakrat si kjo e sotmja,dhe kry.k do postoj 3d me pershendetje nga velipoja ,dhe hengshi kokat tuaja o Shqipo,se Shqipot ne vend te kokes kane bythen.

  3. Po te kishim shtet dhe shtetar veshtir te ndodhin keto ngjarje,nga Velipoja ne Sarande rera dhe deti jane ndare ne parcela sipas oreksit te jrye.k dhe te pushta kareve qe na drejtojne,a me thot kush qe ekziston plazhi publik ne Shqiperi? Egjithe vija bregdetare eshte prone e pushtetareve dhe e horrave.

    1. Ca te bej dhe shteti. Jemi mbrapsht ne qelize. Nuk njohim as rregull as shtet as ligje. Del maloku sheh tok me sy dhe thot e xuna. Ec e sqaroje ti malokun pastaj

  4. Keta shushunjat e kuqe vetem gjak duan ,ashtu i ze gjumi rehat ,Tani u vrane ne te dy krahet pronaret ,i merr keto dy prona nje kriminel i ridhjerjes me preteksin -sekuestro-

  5. Fain e ka Salu u vran 6 veta
    Plazhin e mer me i forti rajonit laç deri ne Vermosh kodoshi ram toma
    Po duhet te vriten dhe 4 te tjer te behet tok e zbrazt a, e pa zen
    Fajen e ka Saliu se ka then kot rama e balla

  6. O Stalin kush i hapi depot e armeve dhe populli u armatos ?
    O Stalin kush i beri thirrje popullit zaptojne pronat e te tjereve ?

    1. O te qifsha Ramen ne tajare, idiot dostojevski. Paske qene me fat mor robqir te hash sufllaqe 12 vjet rrjesht mor gruashpuar.

  7. Ketu ka shume faje, per disa palë, por fajin kryesor në situatën e sapo krijuar e ka kryekëput ky shtet maskara që kemi, që i la gjërat te pasqaruara. Ta mbani me shëndet!

  8. Akoma perdor Saliun si argument dhe komardare shpetimi o bythqir mavi. Saliu iku nga pushteti per gabimet qe ka bere prandaj erdhi Ramazon Pordha i cili e ka kthyer Shqiperine ne Siciline e viteve 70. Kam pershtypjen ti akoma lexon gazeten Zeri Popullit dhe pastaj vjen e flet idiotsira ketu

  9. Sa per sqarim per Armee e krimit ne velipoi jane arem jo te diktatures po te blera tani ne treg te zi o byrektore me mut qe su ngope

  10. Shikoni basaretin e ketij hajvoni dhe me gjeni nje kryeminister te veshur si KY dhe ne vendet me te varfera ne bote ne evrope nuk behet fjale,prandaj nuk behet hajer me qelbesira e sorraxhinj

  11. Vetem Enveri ishte USTA per
    kriminelet qe mbanin arme dhe dhunonin njerezit e pafajshem.Askush nuk guxonte te zaptonte asnje centimeter toke ,ndersa gjate kohes se demokracise u perdhunuan pronaret e vjeter me politiken e “tokes se xanun “dhe u armatosen njerezit masivisht ne 97.Shteti mund te ndertohet vetem nga EDI RAMA ,ndersa rrumpalla eshte filozofi e shqupit dhe sherbetoreve te shqupit

    1. Vallaj esht bere me ngjall enverin. Dhe e di kush eshte me e dhimja? Qe kam qene aty kur i rrezuan bustin. Isha 10 vjec, me mori vllaji madh me vete. Esht me qa qe po thrrasim prap per enverin ?

  12. Akoma me enver bythen?
    Popull bole komplet por edhe pervers. Keto jane pasojat e edukimit te enver lgbt dhe shokeve te tij, se ai moterqiri u hoqi pronen njerezise.

    1. NE KOMBI SHQIPTARE,NUK MUND TE ZHDUKUM RRJELLEN FILLESTARE ,QE NA SOLLI KET EKSTREM PER 1 SHEKULL,POR NGA POZICIONI KU NDOLLEMI ,NE UNITET MENDIMI DHE VEPRIMI DUKE U ANGAZHUAR NE DOBI,,MUND TE NDRYSHOJM RRJELLEN DHE PERFUNDIMIN TON,NGA RRUGA PROBLEMEVE PA ZGJILLJE NE RRUGEN E ZGJILLJEVE PA PROBLEME

  13. kykari i gjate qe kemi kryeminister me qe ben edhe si french te hape syte dhe te liroje hapsirat publike t eplazheve se te mbyt shezlongu …rikthejuni hapesiren njerezve o ju qifsha ropt se po e zaptoni cdo dite me ato lejet e leshit te bashkive ,linja bregdetare e barcelones ehste e gjitha pa kokerr shezlongu e gjitha ne sherbim te njerezve mesoni o shkerdhata mesoni ..edi rama sali berisha ,lulzim basha e gjithe te tjeret ju qifsha ropt ku ti keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *