• |
ide | kryesore

Sot në Euro 2020/ Supersfida Ronaldo kundër Lukakut

-Instant, Sport

Koha për spektakël. Një nga përballjet më të spikatura në fazën e 1/8 të Euro 2020 do të luhet në Sevilje, me Belgjikën, që ka një rekord 100% në këtë turne, përballë trofembajtësve të Portugalisë. Do të jetë sigurisht Lukaku përballë Cristiano Ronaldos, por jo vetëm kaq sepse sfidohen dy nga skuadrat më me potencial në continent. Në sfidën tjetër, Hollanda e kontestuar ka tejkaluar absolutisht pritshmëritë nën drejtimin e Frank de Boer e tashmë përgatitet për betejën në 1/8 përballë Republikës Çeke, në Puskas Arena. Portokallinjtë i kanë bërë gjërat të thjeshta në Grupin C duke fituar të gjitha ndeshjet, madje duke zbavitur, ndërsa Republika Ceke prenotoi vendin në 16 më të mirët si një nga katër të tretat më të mira, pavarësisht humbjes në takimin e tretë.


BELGJIKE – PORTUGALI
Skuadra e Martinez ka avancuar përtej grupeve duke fituar të tre ndeshjet e tyre, si e parë e Grupit B, ndërsa Portugalia erdhi si e tretë në Grupin e Ferrit F, pas Francës dhe Gjermanisë.
Zgjedhjet e Martinez për formacionin titullar në këtë ndeshje delikate, pritet të jetë interesante, por gjithësesi Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard nuk mund të mungojnë. Të dy në mbështetje të Lukaku, me Dries Mertens në pankinë, formojnë një ofensive të frikshme për prapavijën portugeze që ka treguar limitet e saj në këtë turne duke pësuar 6 gola në tre ndeshje. Dedryck Boyata është i favorizuar ndaj Jason Denayer për të nisur si titular në mbrojtjen me tre të belgëve, ndërsa me shumë mundësi Thorgan Hazard duhet të ulë në pankinë Yannick Carrascos në të majtë të mbrojtjes së Djajve të Kuq. Youri Tielemans ishte një zëvendësues i papërdorur kundër Finlandës, por do të kthehet për këtë ndeshje, me Ëitsel gjithashtu potencialisht në qendër të fushës, për ti lejuar De Bruyne të jetë e pjesë në treshen sulmuese.

Portugalia është shumë më optimiste, pasi ka rikuperuar një lojtar të rëdnësishëm. Nelson Semedo pritej të humbiste sfidën me dëmtimin e pësuar kundër Francës, në fazat e fundit të ndeshjes, por mbrojtësi është stërvitur me grupin dhe duhet të marrë përsipër edhe një here krahun e tij, me Diogo Dalot në gatishmëri. Në dyshim në fakt është Danilo Pereira me goditjen në fytyrë që pësoi kundër kampionëve të botës, por mesfushori mësohet se mund të jetë gati për një mesfushë me tre. Si rezultat, Bruno Fernandes përsëri mund të ulet në pankinë, me Santos që ka të ngjarë ti besojë formacionit 4-3-3 që funksionoi mirë të mërkurën. Ëilliam Carvalho dhe Ruben Neves janë opsionet për të zëvendësuar Danilo, nëse ai nuk ia del, por edhe një kalim në skemën 4-2-3-1 mund të jetë në mendjen e teknikut, që do ti lejonte Fernandes të kthehet në formacionin fillestar, por kjo mënyrë lojë i bën trofembajtësit më të hapur ndaj kundërsulmeve të rrezikshme të Belgjikës.

HOLLANDË-REPUBLIKA ÇEKE
Sulmuesi holandez Luuk de Jong nuk do të jetë në dispozicion pasi pësoi një dëmtim në gju, por duke qenë se ka luajtur vetëm 10 minuta në fazën e grupeve, ai nuk do të jetë një humbje e madhe për De Boer.
Tekniku i Tulipanëve megjithatë e ka një dilemë, pasi Ëeghorst ende nuk e ka të siguruar fanellën e titullarit, pas performancës pozitive të Malen, për të mbështetur Depay, i vetmi i pazëvendësueshëm në sulm. Shtatlartësia e sulmuesit që luan në Bundesligë mund të preferohet kundër robustëve cekë, ndërsa Marten de Roon duhet të kthehet në formacionin titular pasi ka pushuar kundër Maqëedonisë së Veriut. Tekniku, edhe me ardhjen e De Ligt, është i sigurtë në prapavijë dhe sistemi që hollandezët nuk e pëlqejnë aspak, i lejon të kujdeset që një si Schick të mos bëjë keq.

Republika Çeke, ndërkohë, do të detyrohet të bëjë një ndryshim në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi Jan Boril mori kartonin e dytë të verdhë në turne kundër Anglisë dhe është i skualifikuar, kështu që Ales Mateju i Brescias mund të bëjë debutimin. Silhavy, gjithësesi, nuk duhet të bëjë ndryshime të rëndësishme në formacion, pavarësisht paraqitjes së tyre të dobët në Ëembley, me pasigurinë e vetme të vërtetë për trajnerin çek që duhet të zgjedhë në mesfushë përkrah Tomas Soucek, një mes Alex Kral dhe Tomas Holes që luftojnë për një vend. Përpara, shpresat janë të gjitha tek Schick, që është në kuotën e tre golave në turne, bashkë me katër lojtarë të tjerë, përfshirë Wijnaldum. Cështja është se ai regjistroi vetëm një goditje në kuadrat në 180 minuta kundër Kroacisë dhe Anglisë, por Silhavy shpreson që lojtari i tij të gjejë prekjen magjike që shtangu Skocinë në debutim. LAPSI.AL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.