• |
ide | kryesore

Aksidenti me 4 viktima në Vlorë, Gjykata lë në burg 22-vjeçarin Igli Madani që drejtonte “Audin”

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën “arrest me burg” për Igli Madanin, 22-vjeçarin që shkaktoi aksidentin në aksin Levan-Vlorë, ku u shua familja Gushi. Drejtuesi i automjetit tip “Audi” që shkaktoi aksidentin tragjik nuk ishte i pranishëm në seancë. Në gjyq ai përfaqësohej nga avokati, pasi vijon të jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Avokati i Madanit ka kërkuar një masë më të lehtësuar duke sjellë në vëmendje situatën e rënduar psikologjike të të riut pas aksidentit.

Aksidenti i rëndë ndodhi të premten në mëngjes, ku humbën jetën prindërit dhe dy vajzat e mitura që ktheheshin në Shqipëri për pushime.



2 Comments

  1. O Avokat muti ,o te qifsha robt e shtepise ,cfare mase te lehte kerkon ti o moter qire per te .Ai shojti nje familje te tere.

    1. Mos u çudit se 1 herë kishte aksidentuar dikë në Tiranë duke e plagosur dhe Prokuroria e pushoi çështjen do rrijë ca muaj në paraburgim e do dali prapë nga ndonjë prokuror e gjyqtar tjetër që ju rafte në kokë të tyre mostrave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *