• |
ide | kryesore

Dita nis e kthjellët, si parashikohet moti për këtë të diel

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i kthjellët do të dominojë në Republikën e Shqipërisë deri pak pas mesditës kur në një pjesë të mirë të vendit shfaqen vranësirat e lehta e kalimtare. Sipas Meteoalb, këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa me kthjellime do të paraqitet zona përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 15°C deri në 36°C. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *