• |
ide | kryesore

Juventus i ofron Dybalas rinovimin: kërkesën e ka bërë direkt Allegri

-Instant, Sport



Paulo Dybala e kishte imagjinuar ndryshe këtë verë, ndoshta me fanellën albiceleste për të luftuar për Argjentinën e tij. Dhe në vend të kësaj, ndërsa elita e futbollit botëror është në fushë, mes Copa America në atë pjesë të botës dhe Europianit që ndez netët e kontinentit të vjetër, numri 10 i Juventus vetëm po shikon. Një verë që është pasoja logjike e sezonit më të vështirë të Joya-s. Mes dëmtimeve, pankinave dhe ndërlikimeve të ndryshme, madje edhe të një natyre taktike, vetëm 26 paraqitje dhe 5 gola. Kthimi i Massimiliano Allegri në pankinë mund të jetë një siguri për revanshin e argjentinasit. Objektivi është të kthehet në nivelet e sezonit 2017-18. Me livornezin në pankinë, Dybala ka shënuar 26 gola: 22 në kampionat, 2 në Super Kupë, 1 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në Kupën e Italisë.

Një vit më pas, me ardhjen e Cristiano Ronaldos në Torino nisën telashet, pavarësisht Allegrit. Për të mos u ngatërruar me pozicionin e fenomenit portugez, Dybala ndryshoi rrezen e veprimit, duke vepruar më larg portës. Dhe në fakt, golat e shënuar ishin vetëm 10. Shumë mirë në Champions League, 5 gola në 9 paraqitje, shumë më pak në kampionat, i njëjti numër i realizimeve, 5, por në 30 ndeshje.

Massimiliano Allegri beson fuqimisht në cilësitë e argjentinasit me numër 10. E kërkoi me ngulm konfirmimin e tij. Pavarësisht nga e ardhmja, ende në ekuilibër, e CR7. Trajneri nga Livorno i preferon lojtarët teknikë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një si Dybala. Drejtuesit e Juventusit po punojnë për ta kënaqur teknikun, por që ai të ndihet vërtet në qendër të projektit, kontrata e argjentinasit, që skadon për një vit, duhet të rinovohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *