• |
ide | kryesore

Konsumonin kanabis/ Arrestohet pronari i lokalit dhe 9 klientë në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar me inicialet B.L., është vënë në pranga pasi akuzohet se kishte përshtatur lokalin e tij në një ambient ku konsumohej lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, forcat ‘Shqiponja’ kanë kapur në lokal 35-vjeçarin duke konsumuar hashash bashkë me 9 klientë.

Këta të fundit janë proceduar penalisht. Gjithashtu është sekuestruar një sasi kanabisi.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” të shtetasit: B. L., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të këtij shtetasi dhe të 9 klientëve të konstatuar aty (të proceduar në gjendje të lirë) u gjetën dhe u sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis” – thuhet në njoftimin e policisë që publikon edhe arrestimin e një 39-vjeçari.

Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar ndërsa kishte me vete edhe një sasi të vogël kokaine.

“Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 39 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0. 58 mg/l, nuk i është bindur urdhërit të sherbimeve të Policisë për të ndaluar. Gjithashtu, nga kontrolli fizik i ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. i vetmi vend ne bote shqiperia ku grosistet kalojne tonelata koka8ne dhe ku policia merret me konsumatoret e hashashit. turp i madh

  2. Nuk di cte bej robi ne kete rast me ” shqiponjat ” e kesaj kolonie mjerane shqiperi te qeshi apo te qaje?!

  3. Mbillen domate e konsumojme domate, mbillen tranguj e konsumojme tranguj. Mbillet kanabis e konsumojme kanabis. Ndodh edhe neper bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *