• |
ide | kryesore

Lamtumirë Inter: Hakimi transferohet te Psg, nesër vizitat mjekësore

-Instant, Sport



Aventura e Achraf Hakimit te Inter do të përfundojë zyrtarisht nesër. Anësori maroken, në fakt, pritet në Paris, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës që do ta lidhë atë me PSG deri në vitin 2026, duke përfituar tetë milionë plus dy bonuse për pesë sezonet e ardhshme. Inter, nga ana e tij, do të jetë në gjendje të rregullojë bilancin, duke arkëtuar 60 milionë plus dhjetë bonuse.

Në detaje financiare, tetë milionët duhet të jenë lehtësisht të arritshme, dy të fundit pak më të komplikuar, por akoma të arritshëm. Me shitjen e dhimbshme të Hakimit, Interi tani mund të marrë frymë dhe të nisë një fushatë transferimesh që në mënyrë të pashmangshme duhet të fillojë me zëvendësimin e marokenit, për të cilin Marotta dhe Ausilio po vlerësojnë profile të ndryshme, nga Zappacosta te Lazzari, të kërkuar me forcë nga Simone Inzaghi, deri te Dumfries.

Pas kësaj, mbetet vetëm të kuptohet nëse Hakimi ishte transferimi i vetëm i nevojshëm ose nëse do të merren parasysh ofertat e rëndësishme për lojtarët e tjerë, duke filluar me Lautaro Martinez, i cili në fund gjithësesi duhet të mbetet në radhët e zikaltërve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *