• |
ide | kryesore

Publikohen fotot e 4 viktimave të masakrës së Velipojës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Velipoja u trondit 30 minuta pas mesnatës së të shtunës nga të breshëritë e armëve që u morën jetën 4 personave dhe lanë të plagosur 2 të tjerë.

Lapsi.al publikon fotot e 4 viktimave, biznesmenit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin në pronësi hotelin “Gocaj” dhe punëtorit të tyre Musaen Zeneli 20 vjeç që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend në ditën e parë të punës.

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli, nipi i tij. Dy të plagosurit u arrestuan për ngjarjen.

Në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim. Shkak i sherrit që solli masakrën ishte konflikti mes Ferracakëve dhe Gocajve për hapësirën e rërës përpara hoteleve për vendosjen e shezlongëve. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. e kane privatizuar dhe bregdetin horratr nga Zamiri, Balili e deri ke horrat e vegjel. 300-1000 leke parkingu 700-2500 cadra a thua se i kane pronat e tyre. Shtet maskarenjsh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *