• |
ide | kryesore

Rekordi i Ronaldos, Ali Daei ndryshon mendje: “Kam shënuar 111 gola e jo 109”

-Instant, Sport



Pas dygolëshit ndaj Francës e gjithë bota festoi një rekord tjetër në karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, i cili u bë shënuesi më i mirë në historinë e ekipeve kombëtare, duke arritur 109 gola dhe duke barazuar rekordin e Ali Daei. Edhe vetë ish-sulmuesi iranian, vlerësoi CR7 për arritjen e tij, por tani ai ka tjetër mendim: “E prisja që Cristiano të mposhte rekordin tim – tha ai në një intervistë me As – Në fakt unë kam shënuar 111 gola, por nuk ka më rëndësi”.

Dy golat që nuk dalin në llogari, të cilave u referohet ish sulmuesi i Bayern Mynih, një ikonë e futbollit iranian mes viteve 90 dhe 2000, janë ato të shënuara nga Daei kundër skuadrës Olimpike të Afganistanit për Lojërat Aziatike të vitit 2002. Ato nuk llogariten në nivelin zyrtar, sepse ndeshja në fjalë nuk u luajt mes përzgjedhjeve kryesore.

“Për mënyrën se si luan Cristiano dhe për nivelin e formës në të cilën është, unë jam i sigurt që ai do të shënojë shumë më shumë gola – tha Daei – Po, unë besoj fort se Ronaldo meriton ta arrijë këtë rekord. Për një lojtar si ai, të arrijë rekordin tim është si një rekord tjetër për mua. Është një krenari. Cristiano tha që isha një idhull? Unë mendoj se është shumë modest që më referohet në këtë mënyrë, unë i jam shumë mirënjohës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *