• |
ide | kryesore

Rritet bilanci/ 9 viktima dhe mbi 150 të zhdukur nga shembja e ndërtesës në Miami

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkon në 9 numri zyrtar i viktimave nga shembja e një ndërtesë 12-katëshe në Miami të Shteteve të Bashkuara.

Kryebashkiakja e Miami-Dade, Daniella Levine Cava tha se 4 nga trupat e gjetur ishin identifikuar, por janë më shumë se 150 njerëz që konsiderohen ende të zhdukur.

“Prioriteti ynë kryesor vazhdon të jetë kërkimi dhe shpëtimi i çdo jete që mundemi,” – u tha ajo gazetarëve.

Një pjesë e ndërtesës u shemb herët në mëngjes të enjten ndërsa shumë banorë flinin. Shkaku i shembjes mbetet i paqartë.

Raporti i një inxhinieri në 2018-ën i bërë publik të shtunën tha se ishte bërë një gabim që në projektin e ndërtesës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *