• |
ide | kryesore

Shkaktoi aksidentin me katër të vdekur, Igli Madani lihet në “arrest me burg”

Arkiva



Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Igli Madani.

Merdani është drejtuesi i mjetit ti ”Audi” që shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima në aksin Fier-Vlorë.

Aksidenti/ Shuhet familja, prindrit me dy vajzat e mitura ishin kthyer për pushime 

Ai nuk ishte i pranishëm në dhënien e masës së sigurisë, ndërsa u paraqit avokati i tij me prokurë, Remzi Mehmetaj.

Igli Madani ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë, pasi ka dëmtime në shtyllën kurrizore, qafë dhe në trup.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 25 qershorit, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” rreth orës 08:23.

Mjeti tip “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje.

Më pas ”Audi” u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal, ku mbetën të plagosur 3 personat që ishin brenda mjetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *