• |
ide | kryesore

Video/ E tradhëtuar nga Malen e De Ligt Hollanda e eleminuara e parë e luksit: Holes e Schick, Çekinë në çerekfinale

-Instant, F1, Sport, Video



Në cerekfinale të Euro 2020 shkon befasisht Republika Çeke, që ka mposhtur në Budapest Hollandën e De Boer 0-2 në 1/8 e finaleve. Me pikë të plotë në grup e me performancë bindëse, Hollanda ka zhgënjyer në ndeshjen e parë me eleminim direkt, e goditur nga loja agresive e të besuarve të Silhavy, që bënë presion, duruan dhe goditën kur duhej.

Ishte parashikuar e vështirë përballja me Republikën Ceke, por De Boer natyrisht nuk e kishte imgjinuar kaq. Hollanda e tij në Budapest u befasua nga një kundërshtar i organizuar, por u tradhëtua nga Malen e De Ligt. Në fakt, vetëm pak minuta pasi Malen shpenzoi rastin më të mirë të ndeshjes për Portokallinjtë, mbrojtësi e la skuadrën më 10 lojtarë. Një prekje e vullnetshme me dorë e topit që pengoi Barak të shkonte drejt portës dhe VAR vlerësoi karton të kuq.

Dalja me të kuqe e mbrojtësit i dha mundësinë Cekisë të imponohej , duke e mbyllur kundërshtarin në zonën e tij. Cekët megjithatë e zgjidhën ndeshjen në minutën e 68 me Holes, që shfrytëzoi spondin e Kalas dhe daljen e gabuar të Stekelenburg.

Në disavantazh Hollanda humbi besimin se mund të përmbyste shifrat në inferioritet numerik, ndërsa Cekia shtyu me forcë të mbyllte ndeshjen dhe ia doli me Schick, që shënoi në minutën e 80 golin e dytë. Pasimi në qendër për sulmuesin ishte një ftesë që Schick nuk mund ta refuzonte për tu ngjitur në kuotën e tre golave në Euro 2020 dhe tani përballë do të ketë Danimarkën e rrezikshme.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *