• |
ide | kryesore

Vjen reagimi i parë nga qeveria për masakrën e Velipojës/ Asnjë ngushëllim, vetëm sulm politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendës Kryeministri Erion Braçe reagoi i pari nga qeveria për masakrën në Velipojë, pa shprehur asnjë fjalë ngushëllimi për familjet e të vrarëve, përkundrazi duke bërë politikë.

Në një reagim në Facebook. zv.Kryeministri thotë që fajin për situatën e kanë ata që thotë se plazhin e menaxhon më mirë privati sesa shteti. Braçe sulmoi Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

“Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij; Jane pjese e urrejtjes dhe grabtijes kombetare ndaj gjithckaje publike, ne fillim ne Qerret e tani nga Hamallaj ne Lalez! Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!” – shkroi mes të tjerash Braçe, duke nënkuptuar shtëpitë e pushimit të Bashës e Metës.

Lexo më tej: Masakra në Velipojë/ Ilir Meta: Situata jashtë kontrollit, duhen masa të reja 

Lexo më tej: Krimi në Velipojë/ Basha: Jeta e shqiptarëve në rrezik, krimi është bërë njësh me pushtetin 

Ngjarja tragjike në Velipojë ndodhi pasi dy familje u përplasën me armë për zonën e rërës dhe shezlloneve përballë hoteleve të tyre. Ndarja pritej të bëhej nga autoritetet shtetërore, por gjakrat u nxehën pasi sezoni turistik ka filluar prej kohësh dhe pronarët e hoteleve vendosën ta zgjidhin me ‘luftë’. Bilanci qe tragjik, katër viktima dhe dy të plagosur.

Paradoksalisht, Erion Braçe i vesh fajin opozitës dhe jo inekzistencës së shtetit për këtë ngjarje. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: 4 të vrarë në Velipojë/ Pronarët e hoteleve ndajnë plazhin me armë në dorë 

Postimi i zv.Kryeministrit: 

30 VITE QE NA MBYTEN ME:

PRIVATI E MENAXHON ME MIRE ATE QE ESHTE E SHTETIT!

Keshtu thone per tokat shteterore,

keshtu thone per kullotat, keshtu thone per pyjet,

keshtu thone per ujrat, keshtu thone per bregun,

keshtu thone per detet e liqenet, lumenjte;

Keshtu thane per fabrikat dhe i shkaterruan,

keshtu thane per hidrocentralet dhe i shiten,

keshtu thane per ndermarrjet bujqesore, serat ne to dhe

i rrafshuan, keshtu thane per bregdetin dhe e mbollen me ndertime pa leje, vazhdojne akoma;

Keshtu thane edhe per plazhet dhe

thjesht i zaptojne duke treguar forcen me shtetin e njeri tjetrin;

Edhe kur i marrin me leje i vene cmimin e luksit nje cadre apo pa turp ja shesin te tjereve duke bere si zot me bregun e shtetit!

TANI ESHTE KOHA QE SHTETI TE MARRE ATE QE KUDO NE BOTE ESHTE E SHTETIT, ATE QE ESHTE PUBLIKE,

TA MENAXHOJE NE NJE MENYRE, E VETMJA:

TE SHERBEJE PER QYTETARET,

VENDAS E TE HUAJ, SI KUDO!

Pjesa tjeter ka te bej me ate qe thashe dy muaj te shkuar;

BETEJA ME ARMET DHE TE ZOTET ESHTE CESHTJE VULLNETI E INSTITUCIONEVE NGA POLICIA TEK PROKURORIA E GJYKATA; LIGJI ESHTE, I ASHPER MADJE!

Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij;

JANE PJESE E URREJTJES DHE GRABITJES KOMBETARE NDAJ GJITHCKAJE PUBLIKE,

NE FILLIM NE QERRET E TANI NGA HAMALLAJ NE LALEZ!

Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!



18 Comments

  1. Ik ore miju i haleve s te vje turp qar do me te jesh me lart akoma ay faj qe esht i juai prap thoni e ka opozita?o plere ooo morr si s keni pik per gjegjesie mo dasht zoti dhe ju vrasin femijet keshtu si po vriten feminet tan me korrupsionin tuaj ne mjeksi, ne rruge, ne det, ne ajer, ne shtepi e kudo ndodhet nje vdekje ju prap fajin e kan revizionistet?si mendoni ore te pa ngopur me gjak njeriu se nuk i kuptojm ne genjeshtrat tuaja mo ????

  2. O Braçe na je bere si Shefqet Musarai me vjershat e tij antiballiste. O karagjoz po je Z/Kryeminister e mban pergjegjesi per çfar ndodh ne vend. Kujton se kemi kohe e nerva te lexojme vjershat e tua ku majtizmi jot eshte i nakatosur me rumpallizimin qeverises qe ska filozof qe ju kanalizon ne ndonje ryme politike e menyre qeverisje. Do te shohesh se si e menaxhon e djathta plazhin, shko ne Jugun e Frances qe historikisht drejtohet nga e djathta e shif se çfare mrekullie eshte atje ne menaxhimin e prones se perbashket te qytetareve. Nuk she gjekundi qe dikush te guxoje te veje çadra e te kerkoje para per vendet e parkimit. Te gjitha jane te organizuar nga shteti por shteti frances o Braçe e jo nga karagjoz si ju. Turp te te vij qe guxon e dhe komenton me kete menyre formulimi kur jane vrare 4 veta e shteti thjesht nuk egziston.

  3. Brace miushi tregon se eshte jashte realitetit njesoj si shefi i tij. Mire qe nuk nxori edhe ky ndonje pershendetje nga Velipja. Qeveritaret shqiptare jetojne ne realitet virtual dhe kujtohen per njerezit e ketij vendi vetem kur kane nevoje te mbushin xhepat e vet. A ju kujtohet se si i lante duart me sarine Bracja. Vetem se nuk ia jepte femijeve te tij, por femijeve te te tjereve. Ik o Brace se per 30 vite qe je ne politike, vetem per xhepin tend ke menduar, ti dhe gjithe kjo klase politike e degjeneruar dhe hajdute.

  4. O hajdut xhepash: Meqense te tjeret paskan bere gjera te jashte ligjeshme, po ju, o muter, ç’far keni bere? Keni tete vjet ne qeveri vetem vindhi e vriten njrez. Pse or bastarde te basifondeve nuk vini gjerat ne rregull e sipas ligjit? Perveç nje hapesire te vogel ne reren e plazhit dhe kjo edhe me lejne nga bashkia ( qe varet nga mut qeveria e juaj) hotelieret, pse te konfloktohen, por ju nuk jeni per te qeverisur por per te vjedhur e shkaterruar vendin, prandaj mos ha mutin qe te jep kryehajduti, por punoni per te rregulluar konfliktet. Por kur shtet nuk ka, ka vrasje e rrumpalle hajnash te ndyre si ti dhe hale shefi yt i droguar. Funderrina mbuluesi, sic eshte vete mbuluesi!

  5. Tani po përgatisin shtet komunist. Sa për dijeni, kudo shteti ka dhënë me koncesion(dhe nuk ka betonuar siç po bën Rama) vijën bregdetare. Fjalët e tjera me rrafshin fabrikash(që ishin kthyer në gërmadha ndotëse) janë propagandë pensionistësh nostalgjike. Tani ky do të rrëmbejë pasuritë e privatit per ti komanduar vetë..Jemi kthyer në autokraci.. turp për këtë popull që ka vuajtur kaq shume

  6. Cdo gje eshte personale dhe politike. Pune … gjithandej, Eshte qesharake keto barbar primitiv mesjetar ti futesh ne BE.

    Erjon Bajga

  7. Ju jeni te pacipe . Edhe vdekjen e ktheni ne arme kundra “armikut” .
    Te gjitha keto qe ti shkruan me siper o Braçe , ju keni tete vjete qe i zbatoni me rigorozitet .
    Keto nuk jane asgje perpara atyre “lojrave” qe ju keni shpikur e realizuar , vetem e vetem te mbushi xhepat tuaj .

    Mirmengjes nga Velipoja jone e dashur shkruante i gjati ine . Ju edhe vdekjen e ktheni ne dasem o qelbesira mavi .
    Mos u merzisni , kush me shpat vrau nga shpata do te vdes .

  8. Jo me pare se 2 muaj me pare njerezit i votuan prape..Nuk na mbetet vetem qe te sodisim dhe te degjojme qelbesirat qe nxjerrin nga goja me arrogance..Po asistojme ne shkaterrrimin e Shqiperise, me vote

  9. Te pyesi Braçja sa lek u kane marre pronareve te hotelit per hapsiren ku do vendoseshin shezllonet.Forcoje ligjin,e boll se na erdhi ne maje te hundes me dokrrat tuaja,u prefshin ne paqe te vraret.

  10. Bravo brace shkrim I denje per nje zv.kryeminister.Ti po qe je Bure di te flasesh, te analizosh, te gjesh fatorin dhe ne fund ta denosh. Brave brace vetem ti I jep drejtim ketij vendi sepse nuk ben ASGJE, ha pi vjedh, mashtron. Si I thone FJALES urte e bute e bracja xhepat plot. Femijet e ketyre qe vriten sot per faj te qeverise neser do vrasin femijet tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *