• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga Masakra në Velipojë, si nisi konflikti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e Hasan Verracakut (Ferracaku) që mbeti i plagosur në Velipojë, në përplasjen me armë ku humbën jetën katër shtetas, mes tyre vëllai i Ferracakut, Kujtimi.

54-vjeçari ka deklaruar për policinë se kishin shkuar në hotelin e familjes Gocaj për t’u sqaruar, pasi në plazh kishin pasur një debat për shezllonet dhe hapësirat e secilit. Sipas tij, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe janë nxjerrë armët, duke akuzuar vëllezërit Gocaj, të dy të vrarë se kishin qëlluar vëllain e tij Kujtimin dhe se ai kishte reaguar për vetëmbrojtje. Hasan Ferracaku ka thënë se nuk ka pasur vetë armë.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet njëkohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve.

Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, mësohet të ketë thënë 54-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.



4 Comments

  1. e kane privatizuar dhe bregdetin horratr nga Zamiri, Balili e deri ke horrat e vegjel. 300-1000 leke parkingu 700-2500 cadra a thua se i kane pronat e tyre. Shtet maskarenjsh..

  2. Ik mer robqir ke shku me arme aty dhe 6 veta

    Ke shku me i detyru jo me bisedu

    Burre legen

    Ndersa ju prokurore kurva mos i nxirrni deshmite si ju do interesi

    Dihet se ferracaket ja e bandite e kan zon toka e plazhe

    Ken marre lek prokuroret fliqsina e polic kurva

    Rrac e shkaperdhyme

  3. Gjynah kamerieri 20 vjec me 30 leke ne xhep ne diten e pare te punes. Kurse ju te tjeret vdisni ju qifsha rracen ju edhe Ardi Veliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *