• |
ide | kryesore

‘Dua punë, ose do hidhem’, pas 6 orësh zbret nga struktura metalike 58-vjeçari në Kuçovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas të paktën gjashtë orësh në një platformë metalike të pusit të naftës në Kuçovë, 58-vjeçari Nikollaq Bushi është bindur të zbresë në tokë. Mësohet se pasi ka zbritur nga platforma ai është shoqëruar në polici.

Ai u ngjit në platformë që në orët e mesditës duke kërcënuar të hidhet me pretendimin se Bashkia nuk i kishte gjetur punë.

Pak vite më parë të njëjtin veprim e ka ndërmarrë edhe bashkëshortja e 58-vjeçarit, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ata jetojnë.



1 Comment

  1. Hajde ne Tir, ke disa variante, Polic, Spiun, Patronazhist, Fuks ose Deputet per te votuar qorrazi.
    Vetem keto pune ofron qeveria ketu ne Tirone, po te interesoje duku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *