• |
ide | kryesore

Euro 2020 pa seks për Francën, Griezmann kundërshton: “Kështu nuk mbetet veçse metoda manuale”

-Instant, Sport



Që nga fillimi i Euro 2020, Franca e Didier Deschamps ka jetuar në një lloj ‘flluske’ izoluese, por për fat të mirë Covid nuk ka asnjë lidhje me këtë fakt. Që kur filloi aventura evropiane e kampionëve të botës, trajneri i Bleus u ka vendosur një rregull absolut lojtarëve të tij: asnjë grua, të fejuar, mike apo të dashur, të gjithë të mbyllur në hotel. Por kjo situatë ndonjërit edhe ka filluar ti peshojë. “Është e vështirë për të gjithë, lojtarët dhe stafin, por duhet të pranohet,” tha Griezmann për këtë çështje.

Izolimi i detyruar, i cili filloi me grumbullimin në fund të majit, motivohet nga rregullat e rrepta shëndetësore që izolojnë në mënyrë efektive të gjithë delegacionin, por që me kalimin e ditëve është duke u bërë e vështirë të durohet: “Nuk mund të prekim askënd, madje as familjarët”, tha Griezmann.

“Abstinenca – pranoi ndërkohë një burim anonim i stafit francez për gazetën Le Parisien – nuk krijon tensione, por është një temë shumë e diskutuar. Edhe sepse bëhet e ndërlikuar duke mos qenë në gjendje as t’i dhurosh një puthje apo një përkëdhelje të dashurës. Lojtarët janë kryesisht 20-vjeçarë në kulmin e forcës së tyre. E kështu nuk i mbetet vecse metoda manuale… ”.

Në fakt, gratë dhe të dashurat më së shumti qëndrojnë në tribuna dhe mund të përshëndeten vetëm në distancë nga fusha, janë ndaluar madje edhe ditët klasike të familjes që janë përdorur gjatë grumbullimit në të kaluarën. Dhe kjo ka të ngjarë të zgjasë shumë, duke pasur parasysh që Franca është favoritja e madhe për fitoren finale: nga finalja e 11 korrikut mungojnë ende edhe dy javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *