Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka qenë shpesh në qëndër të polemikave për shkak të disa deklaratave të saj për UÇK-në.
Këtë herë ajo ka bërë xhiron e medieve të Kosovës për një lapsus në një prej posotimeve të saj në Twitter. Duke komentuar takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stotlenberg, në vend të vendoste flamurin e kësaj organizate ka përdorur simbolin e flamurit të OKB-së.
“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin të Përgjithshëm (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Mirë të shoh një angazhim të palëkundur të (Flamurit të Kombeve të Bashkuara) për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) shpëtoi vendin dhe popullin tonë në momentin më ekzistencial! D.G.”, – shkroi ajo.
Më pas Gërvalla e rregulloi postimin e saj, por tashmë gabimi ishte bërë dhe kaq ka mjaftuar që në rrjet të mos ndalen shigjetimet. ©LAPSI.al
Nuk ka flamur te Natos me emoji prandaj…