• |
ide | kryesore

Gjendet i vdekur në banesë një shtetas rus në Shëngjin, policia jep detajet

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar rus është gjetur pa shenja jetë në banesë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shëngjin. Policia njofton se E.N, me shtetësi ruse është gjetur i vdekur nga kunati, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshimet e para të uniformave blu janë se 39-vjeçari ka ndërruar jetë nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *