• |
ide | kryesore

“Hazard e mbylli Europianin”: Belgjika në ankth për De Bruyne

-Instant, Sport



Belgjika u kualifikua në çerekfinale të Euro 2020, pasi eliminoi Portugalinë, por trajneri Martinez është i shqetësuar për dëmtimet e yjeve të tij më të mirë De Bruyne dhe Eden Hazard: mesfushori është dëmtuar pas një kontrasti me Palhinha, ndërsa ylli i Realit kërkoi zëvendësimin menjëherë duke prekur kofshën e tij të djathtë në fundin e ndeshjes. Kontrollet e sotme për dy lojtarët do të përcaktojnë gjithcka, edhe pse nga grumbullimi belg ka më shumë optimizëm për De Bruyne.

Rezultatet e testeve do të mësohen vetëm të martën, vetë Martinez kishte thënë se do të duheshin të paktën 48 orë për të vlerësuar më mirë situatën fizike të të dyve. Nëse problemi i De Bruyne do të ishte i kufizuar vetëm te kavilja, shanset e rikuperimit për të premten do të ishin shumë më të larta, nëse në vend të kësaj do të kishte një problem muskulor – si ai që ka goditur Hazard – gjithçka do të bëhej më e vështirë.

Mesfushori, i goditur fort nga Palhinha në fund të pjesës së parë, u kthye në fushë në pjesën e dytë, megjithatë, ngriti flamurin e bardhë pas disa minutash duke i lënë vendin Mertens. Për Eden Hazard tërheqja erdhi në fund të ndeshjes në Sevilje, duke i kërkuar trajnerit Martinez zëvendësimin, pjesërisht për shkak të lodhjes dhe pjesërisht për shkak të një problemi në kofshën e tij të djathtë.

MARTINEZ: “HAZARD? NUK E DI NËSE RIKUPERON”
Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez ka komentuar në lidhje me kalimin e raundit dhe dëmtimet: “Unë nuk e di nëse ata mund të jenë kundër Italisë, na duhen 48 orë për të bërë testet e nevojshme. Hazard ka një problem të muskujve, por për momentin nuk mund ta dimë nëse do të jemi në gjendje ta rikuperojmë atë”.

COURTOIS: “PËR HAZARD DUHET NJË MREKULLI”
“Kam frikë se Kampionati Europian për Eden ka mbaruar. Po të jetë një kontraktim do të thotë dhjetë ditë larg fushave. Na duhet një mrekulli. De Bruyne nuk mund të përkulë kaviljen e këmbës”, ka shpjeguar portieri belg Thibaut Courtois për gjendjen e dy shokëve të ekipit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *