• |
ide | kryesore

Policia kishte dijeni për sherrin në Velipojë, SHÇBA nis hetimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë nga konflikti i armatosur që çoi në një masakër në Velipojë ku humbën jetën 4 persona: Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, 25 dhe 38 vjeç, që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli, 20 vjeç.

Të shtunën rreth orës 14:00 ka pasur një konflikt fillimisht verbal mes dy familjeve pronare të hoteleve në zonën e plazhit në Velipojë, që ka përfunduar deri në përplasje fizike mes Kujtim Ferracakut dhe dy vëllezërve Gocaj. Konflikt, për të cilin uniformat blu të Velipojës kanë pasur dijeni, por që nuk kanë arritur ta shuajnë. Nën arsyetimin se nuk është kompetencë e tyre ndarja e plazhit.

LEXO EDHE:
Harun Çelik/ Turqia kërkon informacion nga Shqipëria për akuzën e falsifikimit të dokumenteve
Për këtë SHÇBA ka nisur hetim rreth reagimit të uniformave blu në parandalimin e konfliktit që pati një bilanc tragjik me 4 të vrarë.

Nga ana tjetër nga hetimet e kryera deri tani rezulton se janë përdorur 6 armë, ndërsa policia ka gjetur vetëm dy pistoleta, 1 në vendin e ngjarjes dhe 1 tjetër në hotelin Gocaj nga sa mësohet nga kjo e dyta nuk është qëlluar.

Ka qenë ora 00:30 e së dielës kur Kujtim Verracaku së bashku me vëllain e tij, Hasanin dhe 4 nipat ka shkuar tek Hotel Gocaj, i cili ndodhet rreth 50 metra nga hoteli i tyre ku kanë nisur edhe konfliktin me armë.

Nga dëshmia e të plagosurit Hasan Verracaku kanë qenë vëllezërit Gocaj që kanë qëlluar të parët dhe se vëllai i tij Kujtimi është vetëmbrojtur. Në vend ngjarje janë gjetur disa lloje gëzhojash dhe sipas hetimit në këtë përplasje janë përdorur 6 armë. Ndër ta edhe armë zjarri kallashnikov.



8 Comments

      1. Jo, mua me shqeteson serioziteti i kesaj gazete qe vec te tjerave kerkon qe knfliktet e pronesive t’i zgjidh policia dhe idiotet e ketij portali t’i bejne tifozllik.

  1. Mirmengjes nga Velipoja jone e dashur !

    Gezuar Vitin e Ri o i gjati ine !
    I gjati ine , si gjithmone po ne “autobuz” eshte .

  2. E kur dalin dhe minjt e partis e na tregojne idiotellikun o’ kulmi . A hajdutat e sektit te pederastave . Nuk meresh me shtetin inegzistent qe ka qe ne maj qe ba e bi vriten njerezit si me qen miza … Po st pelqeu portali dhe komentet e lira ne demokraci shko te pederasti italis dhe i ndraghetes qe ju lepihet Bolinos .

  3. A ka ndonje cep vendi qe krimi nuk e ka kap ende?! Nuk ka besoj. Krimi e ka gllaberuar frikshem kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *