• |
ide | kryesore

Shtyhet për në 1 korrik seanca në KPK e gjyqtares Sollaku

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën për gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku.

Mësohet se Sollaku paraqiti raport mjekësor, pasi kishte probleme shëndetësore.

Bëhet e ditur se seanca dëgjimore do të mbahet më datën 1 korrik.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësi znj Zegjine Sollaku, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 25.6.2021, ora 10:00, nuk do të zhvillohet. Komisioni vendosi ta shtyjë seancën, pasi subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore. Seanca dëgjimore do të mbahet në datë 1.7.2021, ora 13:00.”, thuhet në njoftimin e KPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *