• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pas Velipojës, përplasje për shezlongët edhe në Ksamil

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas Velipojës, ka plasur konflikti për shezlonet edhe në Ksamil. Pronari i një hoteli të njohur, Albert Sula është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar t’i heqin çadrat.

“Leji ato shezlone”– dëgjohet të thotë ai në videon e publikuar nga Syri.net. Ai rrëfen se atë pjesë plazhi e shfrytëzon prej 15 vitesh, ndërsa sivjet ia kanë dhënë pa asnjë kriter një punonjësi policie.

Policia bashkiake e mbështetur nga ajo e rendit ka hequr disa shezlonë, të cilat biznesmeni i ka me dokumente të rregullta në bazë të territorit që menaxhonte prej vitesh.

Albert Sula, shpreh shqetësimin për pjesën e plazhit, duke u shprehur se hapësirën e shfrytëzuar prej tij, ia kanë dhënë një punonjësi policie. Ai vë në dukje se punonjësi i policisë nuk plotëson asnjë kriter, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit nuk i ka dhënë zgjidhje.

“Unë jam pronar, investitor prej 15 vitesh. I kam përmbushur të gjitha kriteret dhe ligjet që ka qeveria jonë për të marrë një kontratë plazhi. Në një mënyrë ose në një tjetër ai e ka marrë me të padrejtë. Sepse një punonjës që ka marrë një lokal me qera, që nuk plotëson asnjë kriter, që duhen kritere të tjera” – është shprehur biznesmeni.

Për shkak të konfliktit, pushuesit kanë braktisur plazhin, duke u larguar drejt zonave të tjera.



3 Comments

  1. bythqira jeni te gjithe ,lironi plazhet ,mos deturoni njerezit te blejne shezlong ,hapsira publike e para pastaj te tjerat shkerdhata

  2. Njerzit qe kane makina e shkojne ne plazhe private jane budallenj nga trute. Merrni shembull nga Turistet Cek, Belg, Polak. Pushoni pa kosto, mjafton te gjesh vendin tend ne hapsiren e madhe , cecenat matrapaz nuk e kane zene te gjithe vijen bregdetare, prandaj e ke makinen te gjesh nje vend te qete per veten dhe familjen tende jo ngjeshur si dhelpra pas b… te dashit ngjeshur se kushedi c’bo vaki.

    Wake up stupid!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *