• |
ide | kryesore

Video/ Pog Boom, çfarë super goli: dy gola në dy minuta e tani Pogba magjeps Francën

-Instant, Sport, Video



Gjithcka vërtitet në atë penallti: Rodriguez përballë Lloris e portieri i Tottenham ndaloi Zvicrën të bënte 2-0. Nga aty, skuadra e Deschamps është madhështore. Në dy minuta shënoi dy gola me Benzema, që fikson dygolëshin e dytë në këtë Euro 2020. Sulmuesi fillimisht barazoi në të 57 e më pas në kombinimin fantastik të Mbappe e Griezmann, sulmuesi me kokë përmbysi rezultatin.



Por më të mirën Franca e kishte rezervuar në minutën e 75 kur Paul Pobga lëshoi një predhë nga distanca që bëri të pavlefshëm fluturimin e Sommer. Trajektore e kalibruar në kryqëzimin e shtyllave dhe mesfushori i United mund të festojë në mënyrën e tij.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *