• |
ide | kryesore

Video/ Spanja më e fortë se gafa e portierit e neglizhencat e Enriques: Kroacia shembet në shtesë

-Instant, F1, Sport, Video



Spanja mposht 5-3 Kroacinë e fluturon në cerekfinale të Euro 2020. Ndeshje e cmendur në Kopenaghen: kroatët në avantazh me një autogol të Pedrit në gafën e Simon, por u përmbysën nga golat e Sarabia, Azpilicueta e Torres. Orsic e Pasalic e dërguan sfidën në kohët shtesë në një finale të pabesueshme, por Morata e Oyarzabal I dhuruan suksesin Luis Enrique.



Pas 5-0 ndaj Sllovakisë për Rojan, vjen edhe një 5-3 ndaj Kroacisë, me shumë vuajtje madje edhe atëherë kur nuk mendohej. Nën ritmin spanjoll, ai që përziu kartat në fushë ishte portieri Unai Simon, që gaboi në mënyrë katastrofike në pasimin prapa të Pedrit, që mori faturën e autogolit nga UEFA, por merita e avantazhit kroat ishte pikërisht e portierit që Enrique e preferon ndaj De Geas. Spanja përmbys gjithcka me Sarabia e Azpilicueta e Torres, sepse ballkanasit, që përfunduan Kupën e fundit të Botës në vendin e dytë, pa Perisic me Covid ishin të zakonshëm, pavarësisht pranisë së Luka Modric. Iberikët kanë shënuar 10 gola në dy ndeshje, por treguan brishtësi të mëdha psikologjike, duke qenë se ishin 3-1 e në minutën e 84 ‘dhe 92’ pësuan 3-3 që çoi ndeshjen në kohë shtesë.



Të besuarit e Luis Enrique dominuan për të paktën 80′, u fikën në mënyrë të pashpjegueshme në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt, rrezikuan kolapsin, por më pas nxorrën në skenë veprimet vendimtare për të arritur cerekfinalen, në fund, më shumë sesa të merituar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *