• |
ide | kryesore

Zgjedhjet rajonale në Francë, disfatë për Le Pen dhe Macron, nuk marrin asnjë rajon

-Instant, Lajme, Planet



Raundi i dytë i zgjedhjeve rajonale në Francë, ishte edhe më zhgënjyes se i pari, për të djathtën ekstreme të Marin le Pen, e po ashtu partinë e presidentit Emanuel Macron. Tubimi kombëtar i Le Pen, nuk arriti të fitojë asnjë rajon të vetëm sipas rezultateve paraprake. Raundi i dytë konsiderohej si një test i rëndësishëm për lideren e së djathtës ekstreme, e cila kishte shpresuar të siguronte rajonin e Provence, por humbi përballë republikanëve.

“Nuk fituam asnjë rajon, pasi pushtetarët, të ndihmuar nga aleancat kundër ligjeve të natyrës bënë gjithçka për të na penguar t’u tregojmë njerëzve aftësinë tonë për të drejtuar administratën rajonale.”, tha Marine Le Pen, liderë e Tubimit Kombëtar.

Edhe partia e presidentit Macron, La Republik En Marsh, po ashtu nuk arriti të fitojë asnjë rajon. Ajo performoi dobët edhe në rundin e parë të zgjedhjeve, i mbajtur javën e kaluar.  Kjo është hera e parë që partia e Macronit merr pjesë në zgjedhje rajonale, pasi ne 2015 kur u mbajtën për herë të fundit, nuk ka ekzistuar.

Rezultati solli fitore për Republikanët dhe Partinë Socialiste, pasi arritën të ruajnë kontrollin në disa rajone. Zgjedhjet e këtij viti u shënjuan nga një apati e votuesëve, me vetëm 34.5 perqind të qytetarëvë që morën pjesë në raundin e dyte, ndërsa në të parin 33 perqind.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *