• |
ide | kryesore

Basha: Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të  Edi Ramës për Policinë e Shtetit, si dhe incidentin mes kryebashkiakut të Lezhës dhe tre efektivëve të policisë.

Basha shkruan në “Twitter” se punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi dhe se zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Ndaj sipas tij, fajtori ishte sot pa përgjigje.

“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare.

Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha në “Twitter”.



2 Comments

  1. Ata nuk jane tradhetuar nga regjimi, sepse ju sekuestrojne fashatareve mallin qe shesin ne rruge dhe e ndajne mes policesh qener te bashkise, pas pallateve, ndersa shqiptaret jene tradhetuar preje teje, o llull! Mos bej sikur ben opoz…arin, se te ka dale boje keq! Doçi eshte me i ndershem se ti!Te paketen kryehajduti i vendit i ben gjerat hapur, kurse ti pas shpine si qen i pabese, qe je

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *