• |
ide | kryesore

Çështja e detit në Hagë, ministri i Jashtëm grek: Vendim shembullor, kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greqia dhe Shqipëria, me vendimin për të referuar caktimin e kufijve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre bilaterale tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Ky vendim është shembullor në atë se si çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen kur të dy palët janë përqendruar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha Nikos Dendias në mesazhin e tij.

Dendias mori pjesë në një organizim të zhvilluar online nga ELIAMEP në bashkëpunim me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur Shqipëri (OSFA), mbi marrëdhëniet Greko-Shqiptare. Në nisje të fjalës së tij, Dendias përmendi lidhjet historike midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe kontributin e Minoritetit Kombëtar Grek, po ashtu edhe atë të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe prosperojnë në Greqi, në krijimin e një ure të qëndrueshme miqësie midis dy vendeve, shkruajnë mediet vendase.

Ministri i Jashtëm përsëriti gjithashtu se Greqia mbështet perspektivën Evropiane të Shqipërisë, ndërsa përmendi gjithashtu dhurimin e 20,000 vaksinave për të trajtuar covid-19.



3 Comments

  1. NE HAG DO SHKOJN DHE CESHTJA CAME ME TERRITORIN E VET,KETE DUHET TA DIJEN GREKERIT DHE EVROPIANET QE KONTRATA MAKABRE HISTORIKE KUNDER KOMBIT SHQIPTARE PERFUNDON NE 2023

  2. Pse mos te jete shembullor kur ju perfitoni dhe ne e hame ne bythe ? O pallosh se ça i bere ketij vendi vetem nje Zot e di . Shqiptaret do ta kuptojne qe e hengen dysh por do jete teper vone .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *