• |
ide | kryesore

Euro 2020, Angli-Gjermani, sfida pambarim: Suedi-Ukrainë për të mbajtur gjallë ëndërrën

-Instant, F1, Sport



Një çerek shekulli nga takimi i tyre famëkeq në Euro 96, armiqtë e vjetër Anglia dhe Gjermania rinovojnë luftimin në stadiumin Wembley në fazën e 1/8 të Euro 2020, për të përcaktuar një nga dy skuadrat e fundit cerekfinaliste. Tre Luanët morën vendin e parë në Grupi D, duke gjetur përballë Gjermaninë, e dyta në grupin e vdekjes, atë F. Në ndeshjen tjetër, Suedia fituese e Grupit E sfidon një prej të tretave të kualifikuara në Glasgow. Me fushatat e tyre në Euro 2020 që kanë përparuar në mënyrë shumë të ndryshme deri tani, suedezët në formë brilante do të luajnë me një kundërshtar të vendosur në 1/8 edhe me pak fat, me vetëm tre pikë dhe një diferencë negative golash.

GJERMANI – ANGLI
Nuk është se janë pa probleme anglezët, me dyshen Mason Mount dhe Ben Chilwell të detyruar në mënyrë të diskutueshme të vetë-izolohen pasi ranë në kontakt të ngushtë me skocezin Billy Gilmour që rezultoi me Covid, pavarësisht se të dy lojtarët dolën negativ në test. Kështu, Southgate më shumë mundësi nuk do të përfshijë asnjërin, duke qenë se dalin nga karantina ditën e ndeshjes. Southgate nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në frontin e dëmtimeve, duke qenë se Harry Maguire bëri rikthimin e tij kundër Republikës Çeke dhe duhet të mbajë vendin e tij përkrah John Stones. Mbetet e pasigurt nëse Southgate do të zgjedhë një mbrojtje në linjë me tre ose katër në Wembley, por rekordi i tyre difensiv në turne deri tani do të thotë se trajneri i Anglisë nuk ka nevojë të ndryshojë formacion, gjë nga e cila mund të përfitojë Jack Grealish për një tjetër ndeshje si titullar. Bukayo Saka impresionoi kundër cekëve, por mund të mos rrezikohet me të në një ndeshje të këtij niveli e Southgate mund të propozojë përsëri Phil Foden së bashku me Sterling dhe Harry Kane. Gjermania e Loë ka vetëm një shqetësim, në lidhje me dëmtimet pasi Lukas Klostermann nuk ka rikuperuar, ndërsa edhe pse Jonas Hofmann është gati pas problemit në gju, shanset e tij për të qenë titullar janë të pakta. Goretzka e ka vendosur emrin e tij në listë me golin e barazimit në minutën e 84 kundër Hungarisë dhe sipas asaj që mësohet duhet të zëvendësojë Gundogan. Thomas Muller është gjithashtu i rikuperuar dhe mund të marrë vendin e Sane, me Gnabry dhe Havertz që duhet të konfirmohen.

SUEDI – UKRAINË
Nuk ka asnjë motiv që tekniku suedez të ndryshojë formacion. Janne Andersson do ti besojë sërish 4-4-2 tipik edhe në Hampden, por me Berg që do të kthehet të formojë dyshen me Isak, pasi u zëvendësua nga Quaison ndeshjen e fundit. Dejan Kulusevski dhe mesfushori i Bolonjës Mattias Svanberg janë kthyer pas infektimit me COVID-19 dhe anësori i Juventus është kandidat për ta nisur nga fillimi, në mbështetje të me Emil Forsberg që ofron kualitet të jashtëzakonshëm në krah. Në anën tjetër, shqetësimi kryesor i Ukrainës vjen në anën e majtë të sulmit të tyre me tre lojtarë, pasi Viktor Tsyhankov dhe Oleksandr Zubkov kanë dëmtime të lehta. Andriy Shevchenko pritet ta spostojë Malinovskyin përsëri në vijën e parë, ndërsa shpreson që Tsyhankov – shpesh mbresëlënës në kualifikuese – të luajë për të paktën një orë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *