• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Si u soll Pjerin Ndreu i PS para policëve serbë dhe si i shau policët shqiptarë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Një incident për muzikën e lokaleve pas orarit të lejuar me ligj në Shëngjin, ka nxjerrë në pah edhe një herë fenomenin shqetësues përgjatë pandemisë, kur qytetarët e thjeshtë gjobiten, shoqërohen në komisariat, apo edhe janë rrahur nga policia, ndërsa të tjerë tolerohen dhe privilegjohen.


Shkak është bërë një darkë e shoqëruar me muzikë në një nga restorantet buzë detit në Shëngjin, që vazhdoi përtej orarit të lejuar me ligj, ku mes të tjerëve ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i shoqeëruar nga disa kryetarë të komunave të Kosovës.


Pushtetarët vendorë të Lezhës dhe të Kosovës nuk e kanë parë të arsyeshme ta ndalin muzikën siç detyrohen të bëjnë gjithë të tjerët pas orarit të caktuar. Llogjika e tyre mund të përmblidhet në ato pak fjalë që vetë Pjerin Ndreu u ka thënë policëve ndërsa i pengonte të bënin detyrën: “Ligjin e bëj unë”.

Në kallëzimin penal që hartuan pas degradimit të situatës, policët shkruajnë se u paraqitën në hyrje të lokalit në orën 23:14 të mbrëmjes. Muzika në lokale dhe restorante lejohet deri në orën 22:00. Reagimi i parë u erdhi nga pronari i lokalit që jo vetëm nuk i është bindur, por edhe i ka sharë, raporton njëri prej tyre.

“Te lokal “F…” kemi dëgjuar muzikë. Ora ka qenë 23:14 dhe muzika pas kësaj ore, në bazë të aktit normativ, nuk lejohet. Kemi hapur krahun, kemi ndaluar makinën, kemi zbritur dhe kemi shkuar tek lokal “F…”. Kemi kontaktuar me një nga kamerierët e lokalit dhe i kemi kërkuar që të na thërriste pronarin. Pas 5 minutash ka dalë pronari V. Gj. Në vend që ai të fliste me etikë ndaj nesh, ai na është drejtuar duke na thënë fjalë banale si: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena, nuk ju pyes” tregoi polici.

Kur u përball me dhunën verbale të pronarit të lokalit, kërkoi mbështetjen e një patrulle të “Shqiponjave”, ndërsa lajmëroi edhe shefin e komisariatit. Por historia nuk përfundoi këtu.

“Jemi afruar të dy patrullat te lokali, kemi marrë kontakt me pronarin V.Gj. dhe i kemi bërë të ditur se do ta shoqëronim në Komisariat. Në këtë moment ka ndërhyrë duke na penguar në punën tonë kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, si dhe stafi i lokalit, kamerierët, të cilët na kanë kundërshtuar me forcë. Kur ne po përpiqeshim për të shoqëruar në Komisariat V.Gj., ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që ta shoqëronim. Meqenëse përballë nesh u fut kryetari i Bashkisë, i cili na tha se: “Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë…”, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë. Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: “Lëreni mos u merrni më, largohuni prej aty”, ka dëshmuar polici.

Kallëzimin penal ai e mbyll duke kërkuar ndëshkimin e të gjithë personave që e kanë penguar në punën e tij, duke nënkuptuar edhe Ndreun.

Por kryebashkiaku i Lezhës nuk e ka lënë me kaq. Në një reagim në rrjetet sociale, pas mediatizimit të ngjarjes, Pjerin Ndreu i është përveshur uniformave blu duke i telendisur publikisht me arrogancë dhe përbuzje. Ai e pranon se ishte në shkelje të rregullave të pandemisë. Policët “barkderra”, kurse darkën e quan “zyrtare”.

“Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!
-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte detyra qe duhet te benin ne keto raste!
-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.
– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.
Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme. Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.
Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke. Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per kedo, edhe per mua, behet gurgule!’-shkruan Ndreu.

Reagimi i kryebashkut të Lezhës ndaj policëve shqiptarë vjen në një moment kur socialistët sapo kanë fituar mandatin e tretë dhe kanë para tyre katër vite të tjerë për të qeverisur. Përballë tre policëve të thjeshtë, Ndreu është sot i gjithëfuqishëm, madje tërthorazi mori edhe mbrojtjen e kryeministrit Rama.

Por një incident tjetër me policinë që ka ndodhur në Beograd rreth tre vite më parë, tregon një sjellje tjetër të kryebashkiakut të sotëm të Lezhës. Në tetor të 2018, kur ishte deputet i Partisë Socialiste, pjerin Ndreu u ndodhnë Beograd. Një prej personave që e shoqëronte bëri simbolin e shqiponjës me duar dhe menjëherë dikush thirri policinë, duke e konsideruar këtë një provokim.

Në mediat serbe u shpërndanë filmimet kur ish deputeti shqiptar përballet me policinë serbe. Aty ai shfaqet si një qytetar model. Kërkon falje për gjestin e shoqëruesve të tij. Jep shpjegime duke thënë se ishte deputet dhe se kishte qenë disa herë në Beograd. Madje ndërsa zbret nga makina, Ndreu është treguar i gatshëm të lejojë policët serbë të futen në makinën e tij dhe të marrin çelsat e mjetit, megjithëse është e paqartë nëse ka shkelur ndonjë ligj. Diferenca në sjellje është e dukshme. Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

 

 

25 Comments

  1. Keshtu eshte kur derra si Pjerini behen kryetare bashkie.
    Ky i biri i Dranes qe lahej njehere ne muaj, akoma i vjen era derr.
    Nje pukjane kriminel e drogaxhi tallet me Lezhjanet. Pa pike turpi iu thote; nuk e rruaj… per ju!!!
    Mendoni se me cfare niveli qeveriset Lezha, mendoni se si femijet qe jetojne ne kete vend degjojne te tilla shprehje dhe prinderit nuk dine si t’u pergjigjen?! I vetmi shpjegim mund te jete: esthe rilindas dhe injorant.

  2. Po ketu ky shkerdhata eshte Pjerdhiiiin Ndreu dhe ben cfare te doj se kete lesh shteti kemi. Ta provoj jashte shteti Pjerdhiiiiiini ta shohim sa trim eshte.I falenderoj policet jane tregu burra….

  3. Po ky bythqiri ka frik edhe nga simbolet e vendit vete. Ma mire te ishte Ballist Morina kryetar bashkie se sa ky legeni Pjerdhiniii.

  4. Pffffff peshtirosje. As 10 % nuk justifikojne voten e popullit.
    Dhe mbi te gjitha injorance e tejskajshme.
    Sa per dijeni , ne Kosove nuk guxon njeri te thyej oren policore, dhe per me shume nje bashkiak. Turp dhe mllef per keta derra injorante

  5. Ketij do ja degjoni shume shpejt kengen. Ka dy dosje pikante per ne “Resortin e Recit”….. e di mire ky surrat mut ku e ka vendin.

  6. Çfare thua mo lapsi. Edhe ju po i beni fresk rilindjes qe thoni edhe ka rahur qytetare te thjesht. Haruat qe Klodiani u vra se kish shkelur kufizimet.

  7. Shqupi organizonte mitingje me mijera vete ne kulmin e pandemise edhe nuk i pirdhte fare masat policore kunder pandemise ndersa sot qan me lot krokodili per rregullat ???!!!! Koja nonen or taj qi ktij muhabeti .

  8. Sdua të them ndonjë gje për Pjerinin sepse sështë gje një burracak dhe antishqiptar por do te përgezoj dhe lavdëroj ata polica trima dhe të tillë ka shumë që sështë çudi që ata dhe të tjerë të ndershëm do tja bëjnë gropën këtij shteti kriminal.

  9. Koncepti ligjitzbatimit sipas rilindasve fillon e mbaron me nje gjobe.
    Dmth sa kohe policia te le gjkben ne dore, e ka bere detyren e vet.
    Do paguaj gjoben ka mendu Pjerini i Lezhes kur ka shkel me paramedim orarin.
    Kshu shkelte ligjin elektoral te fushates sivjet edhe padishahu i tij duke e pranuar publikisht se s’kish luksin te respektonte ligjet e Celibashit do paguanin gjobat porse duhej fituar fushata. Ligjet shkeleshin hapir me te dy kembet dhe ja hudhnin me teknikalitetet e gjobave pa u denuar penalisht.

    Edhe te vraret e 11 Janarit i bleu me pagesa pa u ftohur per shkeljen e premtimit elektoral 2013 se do vendoste drejtesi per 11 Janarin.

    Me para me blerje shitje Edvini me rilindjen ka blere ligjin dhe moralin shoqeror ku sot mbreteteron i plotefuqishem. Ndaj Pjerini i Lezhes habitet pse policia zbaton ligjin duke ushtruar forcen sic e ka per detyre ne rast kundershtimi sic ju be nga lokali.

  10. E shef o Pjerin shkerdhata sa legen burr je 💩🤮hajdut,servil,ja fshin bythen Km me llape o llapaqen, njeriu me i degraduar qe ka malesia.🤮💩🙈

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu