• |
ide | kryesore

Masakra në Velipojë/ Detaje të tjera nga ngjarja e rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Keujë shpërthim



Zbardhen të tjera detaje nga masakra e Velipojës, ku mbetën të vrarë katër persona.

Tre armë zjarri pistoletë dhe një armë zjarri automatik janë përdorur në përplasjen me armë në Velipojë.

LEXO EDHE:
Po mbillte kanabis, policia i ‘shkon’ për vizitë, arrestohet mirditori
3 pistoletat janë sekuestruar nga policia, ndërsa arma tip kallashnikov, e konstatuar nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, nuk është gjetur.

Sipas materialit referues, 13 gëzhoja të plasura janë gjetur në vendin e ngjarjes, si dhe 5 gëzhoja të paplasura, apo të dëmtuara.

Policia dhe prokuroria ende nuk ka përcaktuar se kush ka qëlluar i pari në ngjarjen e rëndë, kjo për shkak të mungesës së pamjeve filmike që nuk kapnin të gjithë skenën e krimit, errësirës dhe mungesës së kamerave në rrugica.

Ndërsa nga Spitali i Traumës në Tiranë ku ndodhet i shtruar për shkak të plagëve të marra, Hasan Ferracaku konfirmon se konflikti nisi për çështjen e shezlongëve dhe se ky sqarim degjeneroi me përdorimin e armëve të zjarrit.

Ai thotë se vëllezërit Gocaj, të cilët mbetën të vrarë nga ngjarja, pretendonin se shteti duhet të ndante në terren hapësirën në plazhe, ndërsa Agjencia e Bregdetit, në varësi të Ministrisë së Turizmit, i kishte dhënë familjes Ferracaku të drejtën e shfrytëzimit.

Ashtu si babai i dy prej të vrarëve konfirmoi të dielën, edhe Hasan Ferracaku thotë se vitin e shkuar hapësira ishte përdorur nga vëllezërit Gocaj dhe se këtë vit do të administrohej prej tyre.



2 Comments

  1. Si i tha Rama gazetarve ika se kam takim kreret e larte te policise ne vend ku do diskutojme per nje faze te re qe do hyj policia e shtetit. O narkoman me citjane e ke nderruar tre here Ministrin e Rendit sa ke marre karrigen, tani i erdhi koha Veliut se Cucin e ke merak e ke bere nja dy tre here Minster deri tani. Sa shume e paska dash ish gruan bythqiri.

  2. analistet e futbollin te top channel
    ne tv bejne analiza
    ne kafene i kam degjuar me veshet e mi qe thone se ndeshjet
    jane te shitura dhe te fiksuara
    kete e degjova edhe sot per ndeshjen france – zvicer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *