• |
ide | kryesore

Mourinho bën parashikimin për Euro 2020: eleminimi i Portugalisë e Francës e bën më të thjeshtë

-Instant, Sport



“Pa Portugalinë në turne, ndihem i lidhur me Italinë sepse, si trajner i Romës, kam lojtarë në ekipin kombëtar. I uroj më të mirën Leonardo Spinazzolas që po luan shumë mirë dhe Bryan Cristantes që vjen nga pankina”. Këto janë fjalët e Josè Mourinho për Times, duke komentuar fazat e fundit të Euro 2020.

Natyrisht, portugezi nuk mund të mos intervistohej me një parashikim të mundshëm të finales së Euro 2020, që me eleminimin nga turneu të Portugalisë e Francës, kampionëve të Europës e botës në fuqi, bëhet edhe më e thjeshtë: “Italia kundër Anglisë në finale do të ishte skenari perfekt për mua”, deklaroi Special One. “Unë do të dëshiroja që Harry Kane të merrte trofeun në duart e tij nga Aleksander Ceferin. Nëse ai mund Gjermaninë, unë i shoh ata në Ëembley, në finale”. Kohë impenjative për Mourinhon, në fakt, që gjatë fundjavës pritet në kryeqytetin italian për fillimin zyrtar të përvojës së tij të re me Romën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *