• |
ide | kryesore

Rimëkëmbja pas pandemisë/ INSTAT: Ekonomia u rrit me 5.5% këtë fillimvit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ekonomia shqiptare u rrit me 5.53% për tremujorin e parë të vitit, në linjë me parashikimet e qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare. Janar-Marsi i vitit të kaluar përkon me periudhën kur pandemia sapo kishte nisur dhe pjesa më e madhe e shteteve, përfshirë Shqipërinë nisën masat kufizuese, duke paralizuar tregtinë botërore. Ndaj një rritje në fillim të 2021-it ishte e pritshme, duke pasur parasysh bazën e krahasimit. Industria nxjerrëse dhe prodhimi i energjisë elektrike ishin sektori që udhëhoqi rritjen, duke kontribuar në gjysmës e saj. Ndërsa një ndikim pozitiv dhanë edhe sektori i ndërtimit, që ndjek bumin e lejeve dhe programin e rindërtimit pas tërmetit; si dhe shpenzimet e kryera nga qeveria për investimet publike, edhe faktin se ky tremujor i paraprin zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.

Por, kur rimëkëmbja pritej të ishte gjithëpërfshirëse dhe të prekte të gjithë fushat, sektorë si tregtia, transporti dhe akomodimi; aktivitetet profesionale dhe bujqësia rezultuan në rënie, ose në stanjacion. Të dhënat e INSTAT zbulojnë se konsumi i popullatës ka dhënë pak ndikim në këtë ringritje të ekonomisë, që nga ana tjetër është mbështetur tek shpenzimet e qeverisë dhe investime që po bën biznesi për linjat e prodhimit, plane këto të shtyra prej dy vitesh në kohë për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

Rritja ekonomike e shënuar në tremujorin e parë nuk është përcaktuese për ecurinë e ekonomisë në pjesën tjetër të vitit, pasi do të nevojiten edhe dy tremujorët e tjerë pasues që të kushtëzonin një trend rritës, siç janë pritshmëritë e qeverisë dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.



2 Comments

  1. TE JETE PER JU DHE PER PALLOSHIN DHE PO TJU BESOJME JUVE DHE PALLOSHIT NE EDHE AMERIKA NA HA MUTIN PER PASURI DHE DEMOKRACI EDHE PSE BLEJME VERESIE DHE LIGJ NUK KA .
    RROFTE SEKTI KURVE MAVI , RROFSHIN KURVAT E KUQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *