• |
ide | kryesore

Shqipëria blen dronë/ Një dhuratë për dhëndrin e Erdoganit?

-Instant, Kryesore

Në foton siper inxhinieri Selçuk Bayraktar (djathtas) me gruan e tij Sümeyye Erdogan (majtas), vajza e vogël dhe këshilltar special i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, në Teknofest në Stamboll në 20 Shtator 2018 


Sapo mbaruan zgjedhjet Edi Rama mori avionin të flutirojë në drejtim të Turqisë ashtu sikurse bërë në fillim të fushatës elektorale. Herën e parë ai kishte nevojë për ndihmën e sulltanit të Ankarasë, për ti kërkuar vaksina dhe ngritjen e një spitali elektoral në Fier. Erdogan ia përmbushi dëshirën. pas fitores ishte radha e Ramës të kthente borxhin. Dhe kryeministri shqiptar nuk hezitoi ta bënte për vëllain e tij neo ottoman.


Lexo me tej:

Vizita në Turqi/ Rama shkon ti kthejë Erdoganit borxhin e mbështetjes në zgjedhje

Si rezulatat i kësaj marëdhënie okulte Shqipëria do të blejë nga Turqia dronë për të cilët askush nuk pati dëgjuar më parë po që së shpejti u shndërruan në një projekt prioritar të ministrisë sonë të Mbrojtjes.

Në fakt shitja e dronëve me të cilat Turqia krenohet është një prioritet, i tjetërkujt,  ai i politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së regjimit të Erdoganit. 

“Për sa i përket dronëve ne jemi një nga tre katër prodhuesit më të shquar të dronëve” mburrej pak kohë më parë presidenti turk, i cili pas suksesve të kësaj armëve vrasëse lufte në Nagorno Karabak, në Siri dhe Libi ka filluar të shesë produktet e tij të krenarisë në Azerbaxhan, Ukrahinë Tunizi dhe Poloni.

Ministri Çuçi gjate vizites ne fabriken e droneve ne Turqi

Nuk ka dyshime se më shumë sesa një nevojë e brendëshme blerja e dronëve nga Shqipëria është bërë si imponim i Erdoganit për Edi Ramën. Sapo u kthye nga vizita në Anadoll kryeministri dha lajmin se Shqipëria do të blejë nga vendi mik dronë inteligjentë për sistemin e kontrollit të territorit të vendit për rendin publik. Do të prodhohen në kohë reale të dhëna mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik. Nuk kaluan shumë ditë dhe marrëveshja e arritur në Ankara është konkretizuar edhe në Aktin Normativ të fundit të Këshillit të Ministrave për ndryshimet në buxhetin e shtetit. Në relacionin e projektligjit thuhet se një prej ndryshimeve është në drejtim të projektit prioritar të Ministrisë së Mbrojtjes për pajisjen me drone në vlerë 1 miliardë lekë, në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi. Pra edhe zyrtarisht pranohet se më shumë se 8 milionë euro qeveria shqiptare i ka dedikuar për këtë projekt. Por edhe këtu ka diçka të dyshimtë, sepse nga çmimet e shitjeve ndërkombëtare të deritanishme vlera e nje seti dronesh ështe s♪7 paku trefish më e lartë. 

 

Po pse u zbatua me urgjencë kjo kërkesë e Erdogan? Pse Turqia e e ka të rëndësishme promovimin e kësaj arritjeje teknologjike që shikohet si një shenjë e fuqisë së saj.

Përpos arsyeve propagandistike të një vendi që dikur i importonte dhe sot i sheh dronët si një instrumet i soft-poëer-it të vet në botë, ka edhe diçka që shkon përtej. 

Në krye të këtij projekti turk të prodhimit të dronëve qëndron burri i vajzës së vogël të Erdogan, Selçuk Bayraktar. 

Shpikjet dhe sukseset industriale kanë qenë jo të vogla për këtë inxhinier të shkëlqyer 41-vjeçar turk, i cili është shkolluar në Institutin prestigjioz të Teknologjisë së Masaçusetsit në Boston.

Kur u kthye nga Shtetet e Bashkuara në 2007, Selçuk Bayraktar, i njohur sot si gjeniu i dronëve,e shpalli menjëhrë ambicien e tij për të prodhuar dronë 100% turq. Ai qe në gjendje të bindte udhëheqësit politikë dhe ushtarakë. Qeveria e Rexhep Tajip Erdoganit ishte, në atë kohë, plotësisht e varur nga aleatët e saj, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dronët vëzhgues të të cilëve u përdorën në luftën kundër rebelimit të PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit).

Pas krizës diplomatike me Izraelin në 2010, Ankara favorizoi prodhimin vendas. Si çdo gjë tjetër kjo industri u zhvillua në hijen e klanit presidencial. Dhëndri i Erdoganit u bë flamurmbajtësi.

Në më pak se një dekadë, ai është bërë një nga burrat më me ndikim të Turqisë. Martesa e saj në 2016 me Sümeyye Erdogan, vajza e vogël dhe këshilltarja speciale e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka qenë në thelb të kësaj ngritjeje maramendese.

Verify-sy | Truth behind Wrecked Drone that Has Erdogan's Signature

Borxh për dronë nga Erdogani apo radarë për sigurinë rrugore

Por ishte mbi të gjitha zhvillimi i programit të dronëve ushtarakë, brenda biznesit të familjes Baykar që dikur merrej me pjesë këmbimi automobilistike, që hapi dyert për pushtet.

Në pak vite, dronët “vrasës” të Selçuk Bayraktar janë bërë një armë vendimtare për ushtrinë turke në të gjitha zonat e saj të veprimit. Policia, xhandarmëria, doganat dhe shërbimet e inteligjencës turke janë sot të paisura me ato. Në shtator 2016, njëri prej tyre u përdor për herë të parë në malet e Kurdistanit në një “vrasje të shënjestruar”.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Qeveria shqiptare në shtesën e papritur 8 milionë euroshe që i bëri buxhetit nuk flet për dronë lufte por për mjete që do të kontrollojë teritorin në paqe. A ishin ato prioritare? Natyrisht që jo. Po të kishte qenë kështu dronët e domosdoshëm të Erdogëni dotë ishin përfshirë me kohë në buxhet. Me sa duket kjo ka qenë një kërkesë e papritur e sulltanit neottoman gjatë vizitës së fundit të Ramës në Turqi. Dhe pas ndihmës që mori në fushatën elektorale, kryeministri shqiptar nuk thosht dot jo.

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Te gjithe e din shum mire sulltanin e kemi me fjalen e plot mik qosheje ai ka bere shum per ne ne jemi i 5,ti tregtija keshtu funksionoin si do ja bej komshiu jon nuk do i zeri gjumi me propoganden qe beri para 3 javen.

  2. Ky shkrim ka vetem nje fare vlere informative. Nuk del qe po i bejme ne Turqise favor, por Turqia neve. Vete fakti qe po i bleme me 1/3 e vleres e verteton kete.
    Vec kesaj, per shkak te suksesit te padiskutueshem te luftes se Azebaxhianit kunder Armenise me dronet Turq nuk i mungon tregu per te shit dronet.
    Tek e fundit, $8 milione nuk jane asgje edhe sikur te konsiderohej si nder, karshi miliardeve ne dollare qe ka hedh Turqia ne Shqiperi.
    Ndihma me a rendesishme ushtarake qe presim nga Turqia eshte paisja me flote ajrore te perbere nga avione luftarak F-16, (per te cilet ka fol media Serbe) qe besoj se brenda 2 vjetesh do realizohet.

  3. ATO QE VENDOSIN PRIMARE RREGULLIN DISIPLINEN PERMES TEKNOLOGJIS,DHE FUQIS REALISHT JAN ZHGENJYER,SEPSE PRIMARE PER SUKSESE RREGULL DISIPLIN JAN NDERGJEGJA VLERAT,FORMIMI ADEKUAT NJERZOR ,PER TE EDUKUAR NJE BREZ DUHEN VITE,KESHTU KEMI 1 SHEKULL EDUKIM TE PLANIFIKUAR,JASHT STANDARTIT I CILI KA PRISHUR EKUJLIBRAT DHE KA SJELLUR KOSTO ,TEK NE NE GJITHA FUSHAT,PUSHTETARET DUKE PAR DESHTIMIN PO PERPIQEN TE PERDORIN ELEMENTET E TEKNOLOGJIS DHE FUQIS,,KETA ELEMENT NUK,NDALIN TE KEQEN NE KETO RRETHANA,VETEM SE I SHERBEJNE NJE FORME MONITURIMI,E KEQA NDALET NE BURIM ,QE JAN POLITIKAT LIGJET JO NE ZHVILLIM QE ESHTE KRIMINALIZIMI NJERZOR DHE KRIMET,,AKOMA DUHET KOH TE MESOJNE GJUHEN E PJEKURIS KOMBI IM ,QE TU MUNDESOHET QARTESI GJALLERI ZGJILLJE SHPRESE SIGURI PAQE SHPETIM,FAKTIKISHT ,SHPEJTESIJA E PRISHJES PO TEJKALON SHPEJTESIN E NDJESHMERIS,PER ANGAZHIMIN ,PER TE NDRYSHUAR ,RREGULLUAR ZGJILLUR ,PROBLEMET RRITUR MIRQENJEN TON ,AKOMA ULLHEQESIT TANE PASQYROJN FORMIMIN KOMUNIST,TE KALUAR QE PER KOHEN NUK KA ASNJE RENDIMENT PER SHUMICEN VETEM SE I PERGJUM NJERZIT DUKE I MBAJTUR SI FORMAT NJERZOR VETEM PER SHFRYTEZIM

  4. NGA NJERA AN ESHTE MIRE,,QE PO I BLEJN SE DUKE VESHGUAR POPULLIN ,DO BINDEN SE ME POLITIKAT LIGJET DHE VEPRIMET DY STANDARTESHE,CFAR I KAN BERE VETES NE VECANTI DHE POPULLIT VET NE PERGJITHESI,DHE DO TU BINDIN ME FAKTE ZHVILLIMI SE NUK KENI SHPETIM,PADREJTESIJA KUR ZHVILLOHET ,ESHTE SI PORTAR E NJE REZERVARI TE MALL QE KUR HAPEN TE MIREN E SHKATERROJNE AQ SHUM SA NGANJEHER BEHET E PAMUNDUR TE KALOJNE NE KUFIJT E IMUNITETIT VET EKUJLIBERQE TE MIRAT JAN BURIMI JETES ,ZGJILLJEVE BEGATIS SE NJE KOMBI KOMBEVE,E KUR UJI SHTERRON PERMBYTJA KA MBARUAR BASHK ME TE DHE PJESA ME E MALLE E TE MIRAVE,E AJI KUPTIMI REZERVUAR ME UJE PER DOBI KUR UJI SHTERRON ,I MBETET VETEM EMRI,KESHTU JU ZOTERINJE,KENI VEPRUAR ME GJITHA BURIMET E MUNDESIVE MBI BAZEN E TE CILAVE VARET PLANIFIKIMI ZGJILLJEVE,EKZISTENCA PER GJITH,KAQ DO TU MUNDESOJNE DRONET SATELITET CIPAT VAGSINAT,PERGJIMET TEKNOLOGJIJA DHE FUQIJA VETEM TE MONITURONI DHE SHIJONI ATE QE KENI VEPRUAR ME POLITIKA LIGJE VEPRIME DO SHIHNI,NGADO HAJDUT GENJESHTARE CRREGULLUES IMORAL SHKATERRUES PERLLUNUES PIJANEC,VETEM ANTIVLER ,DHE NJEREZ TE ANGAZHUAR NE DOBI DHE DOBISHEM SINQERTE ,KREJT PAK,KJO DO NDOLLIN SEPSE KESAJ PO I SHERBENI,NUK NDOLL TE MBILLNI FIQ ME MENDIM TE KORRNI GRUR POR FIQ,LIGJET NGA DESHIRAT NDRYSHOJN DESHIRAT ARRIHEN VETEM NEN DISIPLINEN E LIGJIT HYJNOR JO INTERESIT PERSONAL SKA SHANCE SEPSE NUK KENI AKSES AS NE KRIJIM AS NE ULLZIM AS ZGJILLJE TJETER KUSH I BERI TE GJITHA DHE NA KESHILLOJ ME TE LEHTEN TE VEPROJM VETEM SIPAS ULLZIMIT TIJE QE TE RALIZOHEN DESHIRAT,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu