• |
ide | kryesore

Syzet speciale ndihmuan Sommer të eleminojë Francën: zbulohet sekreti i portierit të Zvicrës

-Instant, Sport



Një palë syze dielli të veçanta për të stërvitur reflekset tuaja. Një sekret i ruajtur nga Yann Sommer, portieri zviceran që falë pritjes vendimtare në penalltinë e Mbappé, i dhuroi ekipit të tij kombëtar çerekfinalet e Euro 2020. Kompania japoneze që i prodhon ato thekson se mjaftojnë 15 minuta në ditë, me ditë të alternuara, për dy muaj, për të siguruar reaktivitet më të mirë për ata që i përdorin.

Teknologjia që fshihet pas syzeve japoneze është ajo e dritave stroboskopoike, ato që zakonisht gjenden në diskoteka. Lentet goditen nga dritat që ndizen dhe fiken në intervale të shkurtra dhe të rregullta. Këto ndezje të vazhdueshme lejojnë që përdoruesi të ketë një pamje të lëvizjes me ngadalësim. Topi nuk do të perceptohet më me një lëvizje fluide, por me ndalesa. Ky lloj shikimi siguron një stimul neurologjik për atletin, i cili ka kështu mundësinë e rritjes së koordinimit sy-dorë-top.

Ende jo e përhapur në futboll, kjo teknologji përdoret gjerësisht në sportin amerikan, veçanërisht në MLS, ligën amerikane të bejsbollit, ku të gjitha ekipet përdorin këto lente. Kush e di nëse pas suksesit të numrit 1 të Zvicrës, do të ketë shumë portierë të tjerë që do të stërviten me këto syze dielli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *