• |
ide | kryesore

U kapën duke vjedhur transformatorin e energjisë, arrestohen 4 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër persona janë arrestuar në flagrancë dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Ismail Nure, Ardjan Halil, Dashamir Troci, Lulzim Vrapi, 31 vjeç, 30 vjeç, 36 vjeç, si dhe i shpall në kërkim shtetasi Luan Salliu, 54 vjeç.

Këta shtetas, ditën e sotme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Romanat, Durrës, janë konstatuar dhe kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe mjeti me të cilin do e transportonin.

Nën drejtimin e Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve në të cilat këta shtetas mund të jenë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *