• |
ide | kryesore

Video/ “Trofeu është i yti”: Xhaka, ja surpriza që i bëri shqiptari trajnerit në konferencë për shtyp

-Instant, Sport, Video



Euforia tek Zvicra, pas kualifikimit përballë Francës kampione e botës është ndjerë tek të gjithë lojtarët. Granit Xhaka, protagonisti absolut, i vlerësuar nga UEFA si lojtari i ndeshjes, ka treguar lidershipin e tij duke befasuar trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviç, në konferencën për shtyp. Shqiptari i helvetëve hyri në konferencë duke i dhuruar çmimin e fituar si lojtari më i mirë i ndeshjes për trajnerin boshnjako-kroat, duke i thënë: “Trofeu është i yti”.

Një gjest i mrekullueshëm saqë kjo video u bë menjëherë virale. Zvicra në Grupin A u rendit në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve dhe eci më tej si e treta më e mirë, dhe më pas duke u kualifikuar ndaj Francës në 1/8 dhe në çerekfinale kombëtarja helvete do të gjejë përballë Spanjën.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *