• |
ide | kryesore

Arrestohet për 2 mijë euro ryshfet prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Është vënë në pranga për një ryshfet për 2 mijë euro prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, pasi akuzohet për korrupsion dhe për përfshirje në grupet kriminale të trafikut të drogës. Ai u arrestua në Kavajë, ndërsa mbahej në përgjim të vazhdueshëm nga SPAK. Karriqi sapo kishte marrë dy mijë euro nga një person i vënë nën hetim, kur policia ka zbarkuar në bulevardin kryesor të qytetit dhe e ka arrestuar. Bashkë me Karriqin u vu në pranga dhe Isuf Bega, i cili është Sekretar në Prokurorinë e Kavajës. Gjithashtu janë prangosur edhe dy persona të tjerë me inicialet D.D. dhe E. B., të cilët akuzohen për “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, të kryer në bashkëpunim.

Pas arrestimeve, të prokurorit, shoferit të tij dhe të dy personave të tjerë, policia ka shkuar të ushtrojë kontroll edhe në shtëpinë e Karriqit, por ende nuk dihet nëse aty është gjetur ndonjë send i paligjshëm.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretendon se Karriqi merr në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar dhe ka marre përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilet kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.

“Janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Kariqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marre përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilet kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës” thuhet në njoftimin për mediat.

Edmond Karriqi e ushtron detyrën e tij në Kukës. Ai është prokurori që hetoi dhe dënoi qytetarët që protestuan në vitin 2018 kundër traut në Rrugën e Kombit. Pas protestave, atëherë nisi një raprezalje me arrestime dhe bastisje në shtëpitë e qytetarëve që kishin dalë në tubim. Shumë prej tyre u ankuan se prokurori kishte falsifikuar procesverbalet e arrestimeve.

“Prokuroria gënjen, nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska natën dhe na kanë marrë. Nuk është e vërtetë që jemi arrestuar në orën 10 të mëngjesit, jemi arrestuar në orën 3 të natës. Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes në komisariat dhe të ndalimit.” thanë të arrestuarit në Gjykatë.

23 të arrestuarit i referoheshin urdhërave të arrestit që prokuroria kishte lëshuar për arrestimin e tyre. Në fletët e arrestit, siguruar atëhreë nga Lapsi.al, prokurorët Edmond Karriqi dhe Alketa Nushi kishin raportuar që arrestimet ishin bërë në orën 10 të paradites së 1 prillit.

Ndërkohë 23 protestuesit, ashtu siç u raportua gjerësisht dhe në media, ishin arrestuar gjatë një aksioni të nisur në mesnatën e 31 marsit, duke shkaktuar terror tek familjarët e tyre. 23 protestuesit u akuzuan dhe u dënuan për “shkatërrim të pronës”; “shkatërrim të pronës me zjarr”; “kundërshtim të punonjësve të policië” dhe “kryerjen e veprimeve arbitrare”.©Lapsi.al



7 Comments

  1. Sa te degjeneruar jeni pse thoni per 2 mije euro, ska rendesi sa eshte shume se keta jane shushunjat e popullit me prokurore edhe avokater

  2. I thoni A-SPAKut te mos kape me peshq kaq te medhenj se u ngop populli, i ka ardhur peshku maje hundes. Le te vene te gjuajne ndonje kec andej nga qeveriu, apo nuk jane edhe te majmur ata

    1. Po po aspak gjun me leje

      Po i tha rama , spka cohet be kembe, duhet nji gjyqtar nji ptlrokuror nji avokat dhe nje mjek… nji polic nji fshatar nji sekser nji trafikant

      Fiks skenar sigurimi, perfaqesim kuptimplote nga armiqte e popullit ….por biroja spreket…. por dhe kundershtaret politike po ngacmohen mga pak…meta berisha mediu….

      Struktura bastarde mbushur me ish sigurimsa ish hetus te partise se punes ose me kalamaj spiunash e patronazhistesh ….

      Por reforma vazhdon…

      Do ta ndertojme drejtesine e re per inat te politikes se vjeter dhe armiqve qe na kane hal ne sy per rilindjen e shqiperise… ose filmi parrulla

      Tepke si shqiperia e re e enver hoxhes….ku te therret qameti drejtesi jo shaka

  3. Qeveriu eshte si gjithnje engjulli i Skiperise eeee hhhaaaahhhaaahh, do i vije dita dhe super palaqos , plakut te Surrelit do i vije pa merak.?

  4. Cfare jane 2 mije euro ?Eshte nje gjyqtar i pangopur ne gjykaten e fiersheganit E.S qe edhe me qindarka ta ben llogarine.Thone qe nuk e kap vetingu se eshte nga gramshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *