• |
ide | kryesore

Fundi i pa lavdishëm i Loew: “Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë”

-Instant, Sport



“Padyshim që marr përsipër përgjegjësinë, pa asnjë justifikim. E mendoj se do të duhet pak kohë për të kaluar zhgënjimin.” Trajneri, Joachim Loew, largohet kështu nga ekipi kombëtar gjerman pas 15 vitesh dhe, në konferencën për shtyp, është përballur edhe me humbjen e Gjermanisë kundër Anglisë, që i kushtoi skuadrës daljen nga Kampionati Europian. “Unë besoj se kjo skuadër ka një të ardhme të shkëlqyer dhe do të jetë në gjendje të arrijë suksesin që aspiron. I uroj pasardhësit tim Hansi Flick gjithë të mirat dhe të ketë sukses,” tha ai.

“Në një periudhë kaq të gjatë, prej 15 vitesh, ka pasur shumë momente të mrekullueshme dhe padyshim edhe zhgënjime”, shtoi ai në lidhje me bilancin e tij personal, që gjithashtu edhe triumfin në Kupën e Botës. Loew pastaj përshkroi hidhërimin e përjetuar nga ekipi pas 2-0 me të cilin Anglia u imponua në Wembley: “Askush nuk ishte në gjendje të gjente paqe natën e kaluar. Zhgënjimi dhe goditja për humbjen ishin të mëdha. Unë mendoj se edhe lojtarëve do t’u duhen disa ditë më shumë për ta kaluar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *