• |
ide | kryesore

Juventus- CR7 deri në 2023: zbulimi i bujshëm i rinovimit vjen nga Portugalia

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo është duke negociuar një rinovim të kontratës me Juventusin deri në vitin 2023. Ky është zbulimi i bujshëm i bërë nga transmetuesi televiziv portugez TVI. Vendimi i CR7 buron nga një seri “jo” e marrë nga klube të tjera elitare evropiane, të cilat e kanë bërë atë të rishikojë, së bashku me agjentin e tij Jorge Mendes, idenë e rinovimit me bardhezinjtë.

Në javët e fundit, në fakt, Mendes ishte përpjekur të transferonte 5 herë Topin e Artë në fillim te Real Madrid, pastaj te Manchester United, ku, megjithatë, vëmendja e momentit është përqendruar te talenti 21 vjecar Jadon Sancho, dhe në fund te Paris Saint-Germain, që, megjithatë, është ende duke u marrë me rinovimin e Kylian Mbappé.

Në këtë mënyrë opsioni i rinovimit me Juventus ishte bërë prioritar. Për shkak të problemeve të Juventusit për të garantuar pagesën e 31 milion euro të pagës së tij, palët janë duke punuar për zgjatjen deri në 2023 të bashkëpunimit, me mundësinë e përhapjes së marrëveshjes aktuale ekonomike në dy sezone.

Ndërkohë CR7 po shijon pushimet, të cilat mbërritën mbase shumë shpejt pas daljes në raundin e 1/8 të Euro 2020, kundër Belgjikës. Katër ndeshjet e para të Portugalisë së tij – tre në grupe dhe një në fazën me eleminim direkt – megjithatë, ishin të mjaftueshme që fenomeni portugez të shënonte 109 gola me ekipin kombëtar, duke barazuar rekordin botëror të iranianit Ali Daei për gola të shënuar në karrierën me kombëtaren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *