• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta ish-sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Donald Rumsfeld, i cili shërbeu dy herë si sekretar i mbrojtjes si dhe konkurroi si kandidat për president i Shteteve të Bashkuara, u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Figura e zotit Rumsfeld, i cili kishte marrë emër si drejtues i aftë e vizionar për ushtrinë moderne amerikane, u njollos nga ndërhyrja e tejzgjatur dhe e kushtueshme ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Irak.

I respektuar nga kolegët për zgjuarsinë, nuhatjen e mprehtë politike dhe patriotizmin e tij, Donald Rumsfeld pati një karrierë të shquar nën katër presidentë si dhe për afro 25 vjet në drejtim në korporata private.

Në vitin 2001 ai filloi mandatin e tij të dytë në krye të Pentagonit gjatë administratës së Presidentit George W. Bush, por synimet e tij për të “transformuar” forcat e armatosura dolën në plan të dytë nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ai mbikqyri ndërhyrjen ushtarake amerikane në Afganistan dhe më pas në Irak. Ai u bë objekt kritikash të forta kur plasi skandali i burgut Abu Graib në Irak lidhur me abuzimin e të burgosurve si dhe për reagimin e vonuar ndaj një kryengritjeje të dhunshme në Irak. /VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *