• |
ide | kryesore

Një spektatore rrëzon të gjithë ciklistët e Tour de Francë: arrestohet tifozja që shkaktoi incidentin

-Instant, Sport



Spektatorja që me pankartën e saj shkaktoi rrëzimin masiv të ciklistëve në etapën e parë të Tour de France është arrestuar. Sipas të dhënave të ndryshme, ajo është futur në paraburgim në Landerneau. Spektatorja kishte tundur me pakujdesi një tabelë “Allez Opi-Omi”, një mesazh për familjen e saj në një përzierje frengjisht e gjermanisht “Forca gjyshe-gjyshi”, gjatë etapës së parë të Tour-it duke përfunduar në rrugë dhe duke shkaktuar rënien e dhjetra ciklistëve. Imazhet kanë bërë xhiron e botës.

Menjëherë pas incidentit, e përcaktuar si një “zonë lufte” që kishte shkaktuar 21 të plagosur dhe kishte provokuar tërheqjen e katër ciklistëve, Xhandarmëria i kishte kërkuar njerëzve bashkëpunim në gjurmimin e spektatores, që ishte larguar me shpejtësi. U mblodhën disa dëshmi që ndihmuan policinë të gjurmonte gruan.

E reja rrezikon një gjobë prej 1,500 eurosh dhe burg nëse çiklisti gjerman Sutterlin, i tërhequr pas aksidentit, vendos ta denoncojë atë. Ajo akuzohet për “dëmtime të pavullnetshme dhe shkelje të detyrimit për të respektuar sigurinë dhe kujdesin”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *