• |
ide | kryesore

Përhapja e variantit Delta, Australia futet në karantinë

-Instant, Lajme, Planet



Shtatë qytete australiane janë në karantinë ndërsa autoritetet po përpiqen të parandalojnë përhapjen e variantit Delta. Zyrtarët raportuan një rritje të rasteve të variantit të mërkurën, në mbi 200 raste.

Pothuajse gjysma e popullsisë – mbi 12 milion njerëz  janë karantinuar në Sidnei, Brisbane, Perth, Darvin, Townsville dhe Gold Coast. Të mërkurën, qyteti i Alice Springs gjithashtu hyri në një bllokim pas rritjes së rasteve në Australinë e Jugut.

Zyrtarët lokalë janë të shqetësuar se virusi mund të përhapet në komunitetet aborigjene. Shteti tha  se po përballet me një situatë të vështirë pas rritjes së rasteve.  Shumica kanë bërë thirrje për përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, pasi vetëm 5% e popullsisë  është vaksinuar.

Pas disa muajsh, kur vendi mendohej se  kishte eliminuar virusin, shpërthimet e Delta kanë tronditur Australinë. Varianti  Delta është zbuluar në pesë nga tetë qytetet vetëm dy javë pasi varianti u përhap në Sidney.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *