• |
ide | kryesore

“Rieduko tët bir…”: E ëma e Rabiot sherr me prindërit e Pogba e Mbappe, i konsideron fajtor për eleminimin e Francës

-Instant, Sport



“Paul Pogba i shpërqendruar, Kylian Mbappé arrogant”. Eleminimi i Francës në 1/8 e Euro 2020 përballë Zvicrës i ka befasuar të gjithë tifozë e jo vetëm, që kanë shpejtuar ti bëjnë gjyqin skuadrës së Deschamps, madje drejtpërdrejtë nga shkallët e stadiumit rumun, në mënyërn më të shëmtuar të mundshme. Veronique Rabiot, e ëma e futbollistit të Juventus Adrien, pas 3-3 të Gavranovic i është kthyer prindërve të Pogba, e më pas atyre të Mbappé në fund të ndeshjes.

Mamaja-menaxhere e Rabiot, e njohur në botën e futbollit për karakterin e saj disi të vecantë, sipas asaj që bënë të ditur mediat franceze i ka tejkaluar limitet. Në shënjestrën e Veronique kanë qenë Pogba e Mbappé, sipas mendimit të saj përgjegjës për eleminimin e Francës nga Euro 2020 për topin e humbur nga mesfushori para barazimit të helvetëve e pastaj për penalltinë e dështuar nga ylli i Psg. I egër debati i zhvilluar në tribunë me familjet e dy lojtarëve të Francës që nisi menjëherë pas barazimit 3-3 të Gavranovic e përfundoi pas triumfit të Zvicrës.

E ëma e Rabiot i është drejtuar me tërbim prindërve të Pogba, duke i kërkuar llogari si kishte mundësi që mesfushori i United humbi një top të tillë në mesfushë, duke i këshilluar pastaj në fund të ndeshjes të atit të Mbappé të riedukonte të birin e ta bënte më pak arrogant. Këtu nisi sherri edhe më i madh, që nuk duket se mund të mbyllet me kaq.



2 Comments

  1. Me shume mundesi e vetmja arsye qe keta te dy e dine kush eshte i ati eshte fakti qe jane te pasur e te famshem. Jo vetem i ati por askush nuk do t’ja dinte per keta te dy po te mos ishin te pasur e te famshem. Prandaj mos u cudit qe nuk i rruhet per krenarine kombetare franceze por vetem per leket e famen. Edhe pse per hir te se vertetes ishte goli i Pavardit te bardhe kunder Argjentines ne 2018 qe e ktheu Francen ne korsine e fitores se kupes, ishte Mbappe ai qe mahniti boten dhe i dha kupen. Gjithsesi Franca eshte ne borxh me Mbappe

  2. Franca ka 40 vjet qe nxjerr talente si Mbape keshtu qe eshte e kunderta: Franca i dha kushtet dhe mundesite qe te behej talenti i radhes ashtu si Platini, Zidane etj.
    Vertet disa kane prejardhje afrikane por jane lindur, rritur dhe formuar ne kushtet e mrekullueshme dhe nga trajneret e shkolles franceze te futbollit.
    Vete Mbapeja e ka shprehur, madje eshte mburrur me kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *